18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Violeta Zatriqi, Kirurge plastike-estetike

Ass.dr. Violeta Zatriqi, 
Kirurge plastike-estetike

In Article Mobile BP

tel. 044 136 976; 049 136 976
Prishtinë

Profili i mjekut

Kirurge Plastike dhe Rekonstruktive,
Asistente e kirurgjise,

Magjister i shkencave mjekesore,

Ne perfundim te doktoratures ne Univerzitetin e Tiranes

 

Më poshtë i gjeni pyetjet dhe përgjigjet e deritanishme.

Të dashura lexuese,

Duam t’ju njoftojmë se numri i madh i pyetjeve me probleme të njëjta shëndetësore dhe estetike që i drejtohen doktoreshës tonë Violeta Zatriqi, na e ka kufizuar mundësinë që për secilën pyetje të bërë të kthehet edhe përgjigja, prandaj Redaksia eleminon pyetjet që paraqesin të njëjtin problem shëndetësor, duke i dërguar doktoreshës vetëm pyetjen e parë të ngjashme. Andaj, ju që nuk gjeni përgjigjje për pyetjet që keni parashtruar, ju lusim të gjeni përgjigjen tek pyetjet e bëra nga lexueset para jush.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

 

90. Pyetja

pershendetje doktoresh jam 19 vjece dhe para shum vitesh kam pesuar nje aksident .kam nje shenje te qepur ne fytyr ju lutem mund te me thoni nese esht i mundur eleminimi sepse esht deshira ime me e madhe mos ta kem me kete shenje

Përgjigjja

Stela,

Cikatrikset jane te perjeteshme por   keshilla ime eshte te vini ne vizite dhe te shohim sa ka mundesi te realizohet ndonje intrevenim kirurgjik etetike per permisimin e cikatriksit. Per termin me kontaktoni ne tef044136976

88. Pyetja

I kom 18 vjet Jetoj ne gjermani dhe deshta me pyet a e keni hapur ne muj korrik? Und pyes sepse kerkoj rhinoplastik por jo me Operation por vetem me Hyaluronsäure thirret esht me ? Ndashta me kuptoni dhe pres pergjije falinmenderit shum!

Përgjigjja

Aferdita,

Po ne punojme gjate tere stines se veres sepse kemi klinete te cilet vin veres enkas per keto operacione, po e bejme edhe modelimin e hundes me hyjalron . Per me shume informata na kontaktoni ne telf 044136976.

86. Pyetja

Pershendetje doktoreshe... Desha te te pyes nese beni operim estetik te kembeve, saktesisht dua t'i kem kembet e drejta. Shpatullat i kam me te trasha, kurse prej poshte gjurit kembet i kam me te holla; paksa edhe ashtin jo te drejte.

Përgjigjja

Arta,

E nderuara paciente,  po per modelimin e regjionit te nengjurit ose sic themi ne kercirit ka mundesi.  Drejtimi me proteza te silikonit, qe eshte e perjetsheme,  me lipofilling mbushje me vjam nese keni sasi te mjaftueshme te celulitit diku ne trup dhe ajo aplikohet ne kercir, por duhet te perseritet disa here, ose mbushje me injeksione filler,  qe ka kohezgjatje 6 vite. Se cilen metode do e aplikojme, do e vendosim kur t’ju shoh ne vizite, kurdo qe vini ne polikliniken Zatriqi. Ju mirepresim .

85. Pyetja

JAM 62 VJEQARE KAM HUMBE PESHE MBI 23 KG DHE TANI MU KAN L AJMERU SHUME RRUDHA NE GUSHE DHE NE FYTYR JAM E INTERESUAR TE BEJE LIFTING SA DO TE KETE SUKSES INTERVENIMI TE MOSHA IME DHE A DO TE KEM PROBLEME ME VONE FLM PRES PERGJEGJEN NGA JU DOKTORESH

Përgjigjja

Dije,
E nderuara Zonje, ne moshen tuaj preferohet liftingu, dmth terheqja e lekures se tepert e se bashku me te edhe e rrudhave, ju po shpejgoni qe keni humb edhe peshe andaj kjo edhe ndikon ne leshim te lekures me shume si dhe olus mosha e vetmja metode ideale per ju, besoj qe do te jete facelifting e kombinuar me botox ne regjionin e ballit, por megjithate ju duhet te vini ne vizit t’ju shoh dhe aty do te kuptoni proceduren e operacionit si dhe te gjitha informacionet tjera, pasi qe ju vizitoj do ta di se cilen metode do e perdorim tek ju. Sepse ne kirurgjine estetike intervenimet estetike jane individuale, dmth nuk jan te njejta, ska shabllone por krejt varet nga personi, fiziku i personit dhe se cfare duhet ne te ndermarim.

84. Pyetja

Persh z.Violeta jam nji vajze 27 vjece dhe kam problem shume te madh dhjamin nen mjeker sa ma ka prish komplet bukurin e fytyres a mund ta rregulloj tek ju kete problem me thithjen e dhjamit dha nqs me varet lekur a mun te bej lifting te qafes

Përgjigjja

E nderuara Megi.
Po ka mundesi te behet thithja e vjamit ne mjeker permese liposukcionit dhe pas operiimit  ju keshillojme se si te veproni, ndersa per lifting ne kete moshe se besoj qe ka indikacion por megjithate kurdo qe vini ne vizite ju shoh dhe flasim per procedurat qe do ti bejme.

83. Pyetja

Pershendetje Doktoresh para 10 dite i kom operu vesht dhimbje nuk po kom apo naj problem tjeter veq 1 her mi ka bo pastrimin e veshve pejt mka thon nuk ke nevoj me i hek hiq.problemi qe po me shqeteson eshte se vesht pom kthehen prap.A ka mundesi mos me pas efekt operacioni e me marr prap form te njejte vesht? Faleminderit!

Përgjigjja

Mirjeta,

E nderuara Mirjeta,  une zakonisht kur i operoj veshet pastrimin e plages e beje pas dites se 5 dhe diten e 10-12 i pastroj dhe i largoj penjet. Doktorri qe ju ka operuar me siguri ka perdore penje qe shkrihen vete andaj ska nevoje te largohen ato shkrihen per 2-3 jave. Se sa ka shans per tu rikthy ne gjendjen e meparshme ajo varet nga ju, sepse me siguri ju ka udhezuar kirurgu qe ju ka operuare per keshillat portoperatore.

82. Pyetja

AM 18 VJECE...jam e djegur ne nje grope gelqierje nga 13 vite kam bere 5 nderhyrje kirugjikale po serisht kembet e mija jan e shenja te djegura ... mund te bej ndonje nderhyrje estetike

Përgjigjja

Ana,

Degjoni eshte krejt normale qe ju deri sa keni perfundu rritjen eshte dasht ti ne shtroheni intervenimeve kirurgjike spese gjate ritjes lekura e djegur nuk ritet . Se a kam mundesi per te nderhyr varet krejt sa siperfaqe e djegur eshte a ka lekure te shendosh afer ne kutim e te aplikojme ekspandere indore qe te bejme rekonstruimin e lekures se djegur, andaj mos hezitoni ejani ne vizit tju shoh dhe te shoh a kemi mundesi.

81. Pyetja

Pershendetje! A mundem me e hjek mjekren e dyte ne fytyre (apo double chest)? Qfare procedure perdoret dhe sa kushton? Faleminderit paraprakisht!

Përgjigjja

Ardian,

Po e bejme varesisht sa kemi sasi te mjekeres qe ne kupton a eshte lekura e varur apo ka celulit andaj edhe metodat jane te ndryshme eshte mire te vini tju shoh dhe pastaj vendosim se cka do te bejme .

80. Pyetja

Pershendetje, A ka mundesi te me thoni cilen metode e perdorni per rinoplasti (te hapur apo te mbyllur) dhe a merrni pergjegjsi ne raste se nuk arritet rezultati i deshiruar? Faleminderit

Përgjigjja

Dona,

Une e perdori metoden e hapur te rinoplastikes dhe mare pergjegjesin 100/ ne rast se nuk eshte i knaqur pac e bej serisht op pa kompenzim.

78. Pyetja

përshëndetje desha te ju pys a ka mundesi te mirret pjes nga qafa ( ner nofull) dhe te shtohet tek buzet ? dhe a zvoglohen me vone buzet sikurse ultra smile juvederm ?

Përgjigjja

Lena,

Ka mundesi rritje e vellimit te buzeve me ind autolog qe nenkupton me
vjamin tuaj ne regjionin e mjekeres ka shume pak andaj thithja e saj eshte shume e paket,  nese doni me yndyr atehere duhet te miret nga pjeset tjera te trupit por ki mundesi edhe me injeksione.

77. Pyetja

pershendetje dr Vjoleta. Jam nenë e dy themive dhe jetoj ne zvicer jam shum e interesum per operim te gjive . A muj ti boj ne kosov? Dhe a esht e vertet qe duhet mi ndrru protezat gjdo 15 vjet dhe sa kushton? Shum faliminder per kohen qe merni per neve

Përgjigjja

E nderuara Teuta,
Po une qe  17 vite kam eksperience ne operimet estetike  te gjinjeve. Une i perdori protezat te firmes amerikane Mentor   dhe jane te perjetshme ato skane nevoj te ndrohen  vetem ne qoftese ka nevoj ngritje  te gjinjeve pas disa viteve.

76. Pyetja

Pershendetje doktoreshe. Dashta meju pyt a e beni mbushjen e hapsires mbi sy te syte qe jane te futur ne grope si pasoje e humbjes se indit dhjamor, dhe me qfare metoda e beni? Ju faleminderit

Përgjigjja

Zana,

E deruar po une e beje mbushjen e gropes se syrit gjegjesisht modelimit te kapakut te siperm te syrit  duke bere leshim te palpebres dhe mbulimin e gropes.

73. Pyetja

E dashur dr violeta kam nje nishan poshte vetulles a mund ta heqi ne kliniken tuaj dhe sa kushton

Përgjigjja

Lona,

Po i nderuara lona e  operojm dhe do mundohemi qe sa me pak te ngel shej nje operacion i till kushton 80-100, e me te gjitha kontrollat pas operimit . Na kontaktoni per termin pas daten 8 korrik klm.

72. Pyetja

Pershendetje jetoj jasht kosove edhe skam pas kohe te vij tek klinika juaj po desha te pyes kam nevoj per brow lift ose ngremjen rregullimin e rrullav ne ball qe i kam nga lindja dhe jan mjaft te theksuara vetm deshta ta di a e bami ket lloj intervenimi dhe qmimi i perafrt ju faliminderit?

Përgjigjja

Dimi,

I nderuari Dimi, brow lift behet kur keni teprice lekureje rudhat nuk hiqen me kete nderhyrje tretmani me i mire per largimin e rrudhave ne ball eshte aplikimi i botoxit i cili kushton 250 e dhe ka rezultat fenomenal.

70. Pyetja

Mirdita doktoresh, faleminderit per kohen qe ndani me ne. Shqetsimi im eshte ky ,kam shum dhembje koke , nje dite duke ia qajtur hallin nje shoqe ajo me propozoi per operacion te hundes me tha se ndoshta mundet te te ndihmoj ,pyete mjeken .une kam pak devijim te hundes por mjeku i pergjithshem me ka thene se nuk kam problem me sinuset .Ju lutem me tregoni sa keni ju mundesi edhe a eshte e mundur qe rregullimi ose operacioni estetik te ma ndal kokedhembjen dhe a keni pasur ndonje pacient me kete lloj problemi dhe a keni pasur sukses , ju faleminderit shum pres pergjigje sa me shpejt nga ju

Përgjigjja

E nderuara Ana,

Kam knaqesi qe permes pergjigjjeve te mia sado pak tju ndihmoj rreth halleve e dhe shqetesimeve tuaja. Kokedhimbja mund te kete etiologji te ndryshme , si pasoj neurologjike, si pasoj e pezmatimit inflamimit te sinuseve , ose devijimit te septumit, anda nese keni problem
me frymemarje qe do te dhot keni veshteresi ne frymemarje si pasoj e devijimit te septumi e cila nganjehere din te shoqerohet edhe me dhimbje koke atehere me operimi kirurgjik te septumit mund te ndalet kokedhimbja . Ndersa nese nuk keni problem me septum atehere duhet te drejtohet tek neurologu ,ose orl.

64. Pyetja

Pershendetje nuk kam shum njohuri rreth operimeve te ftyres por deshta me pyt a mundeni me ngushtu ftyren falimnderit. Kam dhe nje problem tjeter njeri sy e kam me te ajur a duhet me bo operim tek vetulla me lifting qe te duket syri me i ngreht dhe cmimi falimnderit

Përgjigjja

Lena,

E mderuara paciente po ka dy metoda te terheqjes ose liftingut te fytyres , varesisht cfare moshe ke dhe sa lekure te leshuar ki, ne moshat mesatare mund te aplikojm terheqje me fije – peje qe kohezgjatja eshte 2-3 vjet dhe ne moshat  me te shtyera behet face lifting , sa i perket kapakut te syrit mund te  behet blefaroplastika apo ngritja me filler, per informata te hollesishme duhet te vini ne Polikliniken Zatriqi per konsulte tju vizitoj dhe te shohim se cilen metod do aplikojm .

63. Pyetja

Prsh Doktoresh, Jam BUENA TOSKA 26vjeqe ku munde te ju gjeje ne Kosove jetoje ne Zürich dua te beje nje intervenim ne buze por duhet ta di sa kushton dhe kur munde te behet kjo shkaku i pushimit. Dua intervenim te perjetshem. prsh nga buena toska

Përgjigjja

E nderuara Buena,

Po keni mundesi ne cdo kohe te beni rritjen e vellimit te buzeve ska rendesi cila sezon , mund te behet ne cdo stine. Duhet te keshe parasyshe se nese i beni me injeksion te perjetshem kthim pas ska , andaj ju preferoj nese vendosi per te perjetshme atehere eshte mire te beni ne seanca 2-3 seanca . sa i perket cmimit kur te vini e tju shoh sa vellim deshironi, do bejme nje cmim te mire per ju. Jeni te mireseardhur ne polikliniken Zatriqi ne bregun e diellit.

62. Pyetja

Pershendetje. Jam 20 vjece dhe kam nje nishan te lindur ne qafe. Eshte rreth 3mm dhe ka rrenje. Ju lutem mund te me thoni nese ka menyr tjeter estetike per ta mbuluar pervec nderhyrjes kirurgjikale? Psh me ane te qepjeve duke qene se lekura e qafes esht e lir jo e tendosur. Do tua dija per nder nese do me kthenit pergjigje. Faleminderit

Përgjigjja

Bona,

E nderuara Bona nishanet , bengat siq i quan populli nuk bene te trajtohen me asnje metode tjeter pos intervenimit kirurgjik. Me operim te nishanit te lindur ju nuk rezikoni jeten por perkunder ju mjekoheni dhe sdo te keni asnje pasoj . Shenja pas intervenimit trajtohet me krema te ndryhme she ajo behet e pa dukshme pas 1 viti, andaj mos perdorni barna popullor ose mos i lidhni bengat sepse do te keni pastaj pasoja.

61. Pyetja

Pershendetje, Para nje viti kam pasur nje aksident ku kam pas ca lendime ne fytyre dhe gjithashtu edhe thyerje te dores me saktesisht gishti i 4 dhe 5 (ose si i themi i unazes dhe i vogli). Mjekimi i dores nuk ka shkuar siç duhet dhe tani kam mbetur qe gati nje vit ne kete gjendje ku nuk mund ta bej doren grusht per shkak se levizja e dy gishtrinjeve eshte e limituar. E di qe duhet te bej kontrollen qe ta shihni rastin per se afermi. Por a e beni ju edhe kirurgjine e dores? Dhe nese po sa jane mundesite qe pas kesaj kohe nje operacion te kete sukses? Gjitha te mirat.

Përgjigjja

Era,

E nderuara  Era, po une jam kirurge plastike dhe mirem me trajtimin e shuplakes se dores, rehabilitimi, pas thyerjes se eshtrave pra pas fraktures se kockave shkon shume ngadal dhe eshte e domosdoshme mjekimi fizikal pra ushtrime fizikale. Se ne cilen shkall eshte kontraktura e gishterinjeve  duhet te shoh pasi qe vini ne vizit dhe nderkohe duhet te beni nje rtg pra rengen te shuplakes per te pare gjendjen e kockave .

60. Pyetja

Jam 42 vjeqar qysh ne pubertet kam pasur rritje te gjoksit tek meshkujt ( gynekomastie) jam i interesuar per operacion per zvoglim te gjinjeve( mashkullor ) sa kushton operacioni dhe si shkon procedura ? Pershendetje

Përgjigjja

Leon,

Po gjinecomastia eshte rritje e gjinjeve tek meshkujt. egzistojne disa metoda operative te cilat kemi mundesi ti aplikojme  e kjo varet nga shkalla e gjinekomastise, andaj ju kisha rekomanduare te vini ne vizittju shih se cien shkall ekeni aty di njoftohet per proceduren ne pergjithesi dhe perqmimin. mjekimi maximal per kete intrevenim eshte2 jave

57. Pyetja

pershendetje doktorresh kam nje probem edhe pse kam shum kile fytyren e kam shum te dobet dua te di a ka ndonje menyr ti fryj pak faqet ose mollzat dhe sa kushton te pershendes

Përgjigjja

Blenda,

E nderuara paciente egzistojn disa meto te mbushjes se mollezave , me e lehta eshte permes injeksioneve acid hyjalurinidik dhe rezultai shihet menjehere kohezgjatja eshte 1 vjet, metode tjeter eshte me lipofiling qe do te thote me mare yndyre prej trupit dhe me vendose ne fytyre

56. Pyetja

Me fal dokturesh, sa kushton palimi i vesheve, ama shume pak i kom, Faliminderit

Përgjigjja

Tina,
Optoplstika apo palimi i vesheve behet aq sa deshirioni, dhe behet me anestezion lokal ju do te shihni  a po ju pelqen, pra une ne bashkuptnim me ju e vendosim sa do ti palojme . operimi me te gjitha kontrollat ju kushton 600 e

53. Pyetja

Pershendetje dr jam 34 vjeqare i kam dy lind je, jam e interesuar per mbushjen e mollezave se me duket me jan rrafshuar, dhe cila procedur esht me e sigurt me injekcija apo me heqjen e dhjamit tpacientit , edhe a fryhen mollezat menjeher pas procedures apo me koh edhe sa zgjat kjo procedur edhe aka diqka rrezik pas 10 viteve ju pershendes dr pres pergjigjje nga ju, ju faleminderit.

Përgjigjja

Eliza,

Metoda me e lehte per pacienten eshte mbushja apo rritja e mollezave me injeksione ku rezultati shihet menjehere , ndersa eshte e mundure edhe me ind autolog qe nenkuptin thithjen e celulitit nga barku ose kofshet perpunimi i saje  dhe aplikimi ne molleza duhet te perserite dis here sepse yndyra resorbohet .

52. Pyetja

Pershendetje doktoresh, un jam e interesume me operu hunden per shkaqe estetike, deshta me ju pyt a ka mudsi me pagu me keste mujore ? Flm

Përgjigjja

E nderuara Alba,
Per shkak te pakoreksise se disa pacientev te cilet nuk kane qene te rregullt ne pagesa, eshte e pamundur pagesa me keste, me vjen keqe!

51. Pyetja

Shume e nderuar dr zatriqi. Une kam nevoje me ba rinoplastike mirepo paraprakisht desha md ba nje inqizim te septumit me rezonance magnetike apo si I I thoni ju, per te pare shkallen e infeksionit te septumit sepse kam pas shume infeksione dhe ndoshta duhet me e largu krejt andaj a mund ta bej kete inqizim ne kliniken tuaj qe me pas me u operu sipas rekomandimit tuaj dhe ju lutem me tregoni sa kushton me ba kete inqizim magnetik. Ju pershendes

Përgjigjja

Gjafer,

I nderuar gjithkund ne bote behet rezonanca magnetike ku ne shohim shkallen e devijimit te septumit por ne kosove ne mungee te parave shpesh here pacientet nuk e bejne kete inxhizim por e bejne grafin e thjesht , andaj asgje te keqe ska nese e beni por perkunder me mire eshte te behet . ne kliniken time un nuk beje egzaminime dignastifikuese drejtohuni ne ndonje qendrer radiologjike.

50. Pyetja

A ka problem me e bere rinoplastiken gjate muajve te veres. Pershendetje

Përgjigjja

Latifi,

Nuk ka asnje stine  ne te cilen nuk  mund te operohet hunda , pra ne cdo stin mund te operohesh .

49. Pyetja

Pershendetje Violeta,te jam shum mirenjohes nese ke kurajo dhe pergjigjesh ne pytjen time.A eshte normale qe mbas operacionit terheqja e fytyres(facelifting) ne faqe perfundi lekures te behet trashja (ngrirja) e gjakut,qka duhet bere qe te ndodh ,,shkrirja" dhe sa zgjat kjo..Te jam mirenjohes nese gjen koh dhe kurajo te me pergjigjesh..Flm.

Përgjigjja

Gezimi,

I nderuari Gezim me sa po kuptoj ju e keni fjalen per hematome ma ijosje te lekures nese po keni durim ajo me kalimin e kohes do te terhiqet. , ndersa nese eshte per ndonje shqetesim tjeter nuk e ekam te kjarte problemin pa ju pare , mosme keqekuptoni por operacionet estetike jane shume individuale pra ska  shabllona  te njejte per te gjithe, andaj me se miri eshte vizita specialistike tek ne .

47. Pyetja

E dashur dr violeta une jam arjeta. Desha me ba rinoplastike me zvoglu hunden edhe me drejtu. Poashtu kam nevoje me I mbush pak mollzat e fytyres por kjo mbushje a eshte e perhershme a deformohet me kalim tkohes. Me thoni ju lutem sa kushton qmimi per keto dy operime dhe a behen per nje dite komplet. Paraprakisht ju falenderoj

Përgjigjja

E nderuara Arjeta,
Hunda pra riniplastika behet me anestezion te pergjithshem dhe sigurisht varesisht si duket hunda juaj dhe sipas deshires suaje ne do te zvoglojme dhe do te drejtojme hunden tende se a e doni te drejte apo pak me nje harke, jane gjera qe vendosim me rastin e vizites qe e beni tek une , ndersa sa i perket mollezave fillimisht i kishim mbushe me injeksione te perkoheshme me acid hyjalurinidik te shihim se sa po te pelqene , mund ti bejme me nje akt apo  edhe ndamas  , se sa kushton varet sa amoulla do te hargjoni ,nje ampull prej 1 ml ju kushton 200 e ndersa hunda nga 1000-1200 e

43. Pyetja

Kam nje pyetje. Pasi te bejme rinoplastike mas sa kohesh mund ti vendosim syzet edhe a ndikon kjo ne demtimin e hundes. Pershendetje

Përgjigjja

Valbona,

Po nese behet thyerja e ashtit  ngjat rinoplastikes duhet pas operimit te mos mbani syze dielli dhe syze me dioptri, nga 3-6 muaje.

41. Pyetja

Prshendetje doktoresha Violeta, dua te bej nje pyetje. Jam 22 vjeqare dhe strijat me jane shfaqur qe ne moshen 15 vjeqare. Nga disa pegjigje te juaja ketu po shoh qe ato munden te largohen vetem kur jane te skuqura, por a ka edhe ndonje mundesi qe te largohen edhepse tanime jane zbardhur por ende verehen? Nese po, sa zgjat trajtimi? A eshte e dhembshme? A ka ndonje efekt ansor? Ju pershendes shume

Përgjigjja

Nera,

E nderuara Nera, fatkeqesisht strijat nuk kane mundesi me asnje metode operative te zhduken ne teresi ju ne moshen e pubertetit me siguri keni shtu peshe dhe lekura eshte qare ka fitu strija vetem me laser mund te zbardhen dhe te operohen duke operu largu lekuren perndryshe ngelin te perjetshem .

40. Pyetja

E dashur mjeke Violeta. Po kam qejf me dit sa garantoni per sukses ne rinoplastika. Une jetoj ne gjermani tani jam tu nejt ne kosove per disa dite. Po du me dit a ja vlen me ba operim hunden ne Kosove dhe a jenii ju tmire si mjeket estetisch ne gjermani. Ju faliminderit . Pershendetje

Përgjigjja

Angelina Gj.,

E nderuara paciente teknikat operatore mesohen kudo ne bote nga te njejtet libra , andaj ska mjeke te keqe askund ne bote, une garantoj per punen time se kame eksperience 15 vjeqare lidhur me operacionet estetike. ju e dini me se miri se nje rinoplastik ne kosove kushton 1000 e ndersa ne gjermani 10-14 e sepse standardi i jeteses ndikon ne qmim jo se ata mund te bejne ndoje gjeme shume. ngel tek ju te vendosni pacienti zgjedh mjekun . klm e pushim te kendshem ne Kosove.

39. Pyetja

E nderuar Doktoresh, Une jam 30 vjeqar edhe mbi pesha éshté ka me krijon probleme psiqike, a kah mundsi me hiq keta kilogram te tepert me naj metod me leht? Tek ju?... ( Pjeset cilat kam nevoj jané; Pjesa e fyti edhe nder nofull, pjesa e gjoksit, nder krahroré edhe barku)? Pres njé pérgjigjije nga ju....

Përgjigjja

Agon Basha,

Po pjeset e cekura ka mundesi disa te korigjohen me ane te liposukcionit qe ne kupton thithjen e vjamit , celulitit , nese ka teprice lekures atehere duhet edhe te ekcidohet, andaj per me saktesi se cka duhet te bejme ejani ne vizit specilaistike tju shohe.

37. Pyetja

E nderuar dr Zatriqi kam nje problem me septumin e kam mjaft shume te demtuar pasi kam pas shume infeksione. Desha tju pys a ka diqka qe mund ta zavendesoj ate dhe sa eshte e mundur kjo. Nje doktor me ka thene se me mire eshte me hjek krejt septumin sepse eshte I pa riparushem. Qfare me keshilloni? Ju falemnderit shume.

Përgjigjja

Liridon,

I nderuari paciente nese eshte konstatuare nga ana e mjekut qoft te orl ose kirurgut plastik se septumi eshte i demtuare e cila verifikohet me rezonance magnetike dhe intraoperatore ajo mund te zevendesohet qoft me material sintetik qoft me material autolog qe nenkupton marjen e nje pjese nga brinjet.

36. Pyetje

Fillimisht ju pershendes dhe desha tju pyes sinqerisht a e njihni ndonje mjek te fort apo ndonje klinike qe eshte me e mira ne kosove sepse kam nje problem shume madhor me hunden sidomos ne aspektin estetik andaj nuk besoj qe ne kosove mund te kryhet me sukees ky operim sepse me te vertet problemi im eshte teper serioz. Mos keqkuptoni ju lutem dhe nese njihni dike qe eshte numer nje ne kosove ose ndoshta jeni ju atehere me tregoni. Po ju sqaroj pak problemin tim. Duhet me zvoglu komplet hunden sepse eshte mjaft e madhe dhe duhet me drejtu dhe me e vendos ma ne qender te fytyres sepse eshte e shtrember nga njera ane e fytyres komplet hunda edhe ashti.Septumin duhet me hjek krejt per shkak te infeksionit te madh dhe demtimit te tij dhe ne vend te septumit me vendos nje matetial plastik. Mirpo nese nuk marr nje qertifikate garancioni pas operimit une nuk muj mu operu sepse shume mjek me kane than se nuk ka mundesi ne kosove mu ba ksi operimi me sukses. A me tregoni maksimumin e kostos per keso operimesh vetem perafersisht ju lutem. Kerkoj falje qe e zgjata ndoshta mund te me ndihmoni me nje pergjigje. Faleminderit

Përgjigjja

Ylli,

Nuk e kam te kjarte nga ju e dini qe keni infeksion ne septum   dhe  ju duhet te keni besim tek kirurgu qe perzgjidhni.   per kete nderhyrje se kushe eshte me i miri ska mjeke te keqinje te gjithe japin maximumin qe din dhe ka mundesi te beje per pacienti. se pacineti eshte i shenjete dhe    ne mundohemi te kemi rezultate me te mira .

33. Pyetje

Peshendetje, une deshta te beje pyetje , 15 vjeqar ne trup mu kane bo te qara ne duar edhe ne kemb, ngjyra vjollce.

Përgjigjja

Anda,

Ne moshen e pubertetit nese keni fitu menjehere peshe zakonisht paraqiten qarjet e lekures te cilat quhen strija dhe fatekeqesisht nuk mund te eliminohen ne teresi por vetem te zbardhen me rreze laser , andaj kujdes mos shtoni shume peshe per njehere dhe trajtoni lekuren me kreme  qe te jete me elastike.

32. Pyetja

Ju pershendes zonja Zatriqi, desha tju pyes, deshiroj te bej rinoplastike sepse kam probleme estetike por edhe me frymarrje ne hunde. Prandaj deshta me dit a ka ndonje problem me ushtru boks pas operimit, sepse une jam kikboksier dhe pas sa kohesh pas operimit muj me ushtru edhe a ndikon kjo ne hunde ne te ardhmen?

Përgjigjja

Arjaniti,

Une njekohesisht beje dy operime gjate nje akti, si rinoplastiken dmth estetiken e hundes dhe korigjimin e septumit dmth septoplastiken , pas operimit nuk mpreferohet te luani box deri 2-3 muaj, duhet te keni kujdese te mos lendoni hunden por sa eshte e mundur kjo ne profesionin tuaj gjykoni vet.

28. Pyetja

Doktoreshe Zatriqi ju pershendes. Doja tju pys, kam nje problem me hunde. E kam majen e hundes mjaft te shtrembruar dhe te gjere. Po edhe dallon shume njera ane prej tjetres per nga forma e sidomos ajo shtylla qe ndan dy vrimat e hundes eshte shume e devijuar. A ka mundsi me permirsu kete problem veqanerisht me drejtu plotsisht ate shtyllen te vrimat e hundes qe e permenda ma heret se me te vertet po me pengon shume. Dhe sa eshte e sigurt qe nuk do te kete prape devijim ne te ardhmen. Pershendetje!

Përgjigjja

Pershendetje i nderuari Leart,
Problemin qe e pershkruani ka te beje me devijim te septumit i cili pos problemeve estetike ju shkakton edhe probleme funksiona si veshtersi ne frymemarje me and te hundes , andaj ne permes nje akti operativ bejme korigjimin ose drejtimin e septumit si dhe korigjimin estetik te hundes , andaj mos hezitoni ejani ne vizit tju shoh .

27. Pyetje

Doktoreshe e nderuar ju pershendes perzemersisht. Kam nje pyetje a ka mundesi me e fry pak mollezen e djatht te fytyres, pasi anen e majt e kam me te fryer se sa te djathten. Kjo po ndikon qe edhe hunda te duket pak me e gjate ne anen e djatht. Ju lutem me tregoni sa mundet me kushtu kjo nderhyrje sipas asaj qe e ceka. Ju falenderoj

Përgjigjja

Memli,

I nderuar po ka mundesi molleza te korigjohet me injeksione filler  te cilat kane kohezgjatjen 1 vjet dhe nese ju pelqen pastaj mund te mbushni mollezen  me filler injeksion te perjetshem , mundesia tjeter eshte me operim pra aplikim te proteses se mollezes  , ose mbushja e mollezes me ind autolog qe to te thot te thithet vjami , yndyra nga barku dhe te perpunohet dhe te vendoset ne faqe, keto jane mundesit e korigjimit.

26. Pyetje

Shume e respektuar dr. Zatriqi. Me lejoni tju therras moter e nderuar sepse kam respekt shume te madh per ju. Desha tju pyes kam nje problem edhe estetik por edhe funksional ne hunde. Desha ta di a ka mundesi nderhyrje ne zvoglimin (grryrjen-shkurtimin) e ashtit te hundes po edhe me drejtu ashtin sidomos pjesen afer vetullave e kam pak me kurriz dhe te shtrember eshte me afer syrit nga ana e djatht. Me intereson me dit a intervenohet edhe ne asht apo vetem ajo pjesa e bute e hundes ose (septumi dhe lekura.)per me drejtu. Gjithashtu kam pas nje infeksion ne septum dhe tash e kam nje te qar (vrime) ne te , a ka mundesi me mbush kete pjese apo si rregullohet kjo. Ju them te drejten kam pas nje oferte ne turqi ku edhe qmimi nuk ka qene I larte, por sinqerisht nuk po kam besim tek ata keshtuqe ma me deshire kisha mu operu ne Kosove, ndoshta kuptohemi me mire pasi jemi nje gjak. Sa mund te kem besim per sukses ne kliniken tuaj. Ma ben hallall se e zgjata dhe te lutem lexoje me kujdes pyetjen dhe nese ka mundesi ma jep nje pergjigje. Falemnderit shume, respekt,

Përgjigjja

Dardan,

I nderuari Dardan, fillimisht flm per keto fjale te mireune po mundohet te jap maximumin ne punen time Sa i perket problemit qe keni ju ka mundesi qe gjate nje nderhurjeje kirurgjike te korigjojme edhe problemin funksional pra devijimin e septumit te bejme septoplastik ta drejtojme ta modifikojme me teknikat operatore dhe te korigjojme edhe problemin estetik pra te drejtojme te largojme gerben e hundes te ngushtojme te bejme pra osetotomi . Ne do te bejme maximumin e punes sone qe keto dy probleme ti zgjedhim. nje nate qendron tek ne pas 5 diteve hiqen tamponat e silikonit dmth sdo ti keni vrimat e mbyllura por do te mirni fryme  lirshem dhe masken do ta hiqni diten e 8 dmth jeni te sheruar .

24. Pyetje

Pershendetje Doktoresh! E kam nje pytje per Mamin, mbasi ajo ka lind 7 fëmije dhe barku i sajna ka mbet shume i madhë dhe i leshuar, dhe ajo ka deshir me ba nderhyrje kirurgjike. Mami eshte 54 vjet. A boni ju keso operacione, a ka efekte ansore dhe sa kushton ky operacion? Ju lutem me ktheni përgjigjjën. Faleminderitë!

Përgjigjja

Deee,

Po ka mundesi pasi qe zonja ka perfundu lindjen, si pasoj e shtatzanis se shumfisht vie deri te leshimi ose varja e barkut e cila menjanohet ne teresi, spostohet kerthiza me larte, behet forcimi i muskujve , pra realizohet nje abdominoplastik me mjaft suksese . Andaj mos hezito sjelle nene ne vizit ku do te informoheni hollesisht per operim dhe per cmimin .

23. Pyetje

Pershendetje doktoreshe, deshta te pyes peraferisht se sa kushtone me be operation barkun - vjamin me hek!? E di se sakt nuk mundeni mem tregu por perafeesisht prej sa euro fillon? Falminderit per pergjigje.

Përgjigjja

Elila,

E nderuara paciente operacionet estetike jane shume specifike , te vecanta sepse  cdo njeri eshte i vecant andaj fillimisht duhet tju vizitoj qe te shohim a ke nevoj per abdominoplastik , apo miniabdominoplastik , ose liposukcion i kombinuare me njeren nga keto.

21. Pyetje

Jam 20 vjeqare desha te informohem me shume rreth rimodelimit te buzeve dhe cmimet perafersisht nese ka mundesi?

Përgjigjje

Ana,

Per moshen tuaj preferohet rritje apo augmentim i vellimit te buzeve me injeksion te perkoheshem per 1 vite . Ejani na vizitoni t’ju shoh se sa e keni vellimin e buzeve dhe sa doni ti rritni, e pastaj do te caktojm edhe qmimin.

20. Pyetje

Doktoreshe e nderuar ju pershendes. Kam nje pyetje. Ekziston nje klinike private estetike ne shqiperi e cila quhet Keit. Kjo klinike secilit pacient I leshon nje qertifikate garancie ku klinika I garanton pacientit per sukses, a ka diqka te tille edhe ne kliniken tuaj pasi une kam nevoje per nje nderhyrje rinoplastike dhe funksionale ne hunde dhe them te drejten po ndihem me I sigurt te operohem ketu ne kosove por deshiroj te kem nje garanci nga ju per sukses. Falemnderit

Përgjigjje

Ardi,
E nderuara paciente, fillimish flm per besimin qe keni ndaj neve mjekeve kosovare , po ne jemi shume serioz ne punen tone, ne garantojme qe maksimalisht do angazhohemi te bejme operimin e hundes  sa me mire por komplikacionet jane te mundeshme kudo ne bote edhe te ne edhe ne Tirane edhe kudo ku behen operacionet. Neqoftese ka paknaqesi reale pas operimit ne marim cdo pergjegjesi deri ne rezultatin definitiv te operacionit me te cilen ju do te dilni e kenaqur.

18. Pyetje

Jam 15 vjeqare dhe kam disa shenja me fytyre, a ka mundesi qe ti largoj?

Përgjigjje

Leonora,

Per shenjat si pasoj e akneve duhet te drejtoheni tek dermatologu per konsulte sepse ato nuk mjekohen me operacione por me barera me krema.

17. Pyetja

Pershenetje doktoreshee. Desha te ju pyes kam nevoje te madhe per operim rinoplastik ne hunde. Kam nevoje me ba nje zvoglim te pergjithshem edhe me drejtu hunden. Po ashtu edhe rregullimin e frymarrjes. Duhet me mbush nje pjese te perdes pasi kam nje vrime mbi nje cm. Ne perde.A behet me sukses kjo pune qe mos me pas naj problem ne te ardhmen edhe ju lutem sa mundet me kushtu nje operim I tille me jepni afersisht nje qmim dhe a mundem me pagu edhe me rata.. Falemnderit ne mirekuptim

Përgjigjja

Sheki,

Pershendetje e nderuar, operimi mund te behet pa problem por duhet te vini ne vizit te beni ca egzaminime ne baze se ciles  ne shohim se cfare devijimi ke, andaj keshilla ime eshte ejani ne vizit t’ju shohe, e aty merni informacionet . Mos keqekuptoni por operumi i hundes eshte shume kopleks andaj pa egazaminime eshte e kot te flitet. Cdo te mire ju deshirojme.

16. Pyetja

Pershendetje e nderuar dr. Zatriqi. Kam nje problem me hunde, qofte funksionale por edhe estetike. Kam nevoje me ba nje zvoglim te pergjithshem por edhe me drejtu pasi eshte mjaft e shtrember. A mundet me u drejtu dhe me u zvoglu edhe ashti I hundes edhe sa garantoni per operim te suksesshem qe neser mos me pas problem. Ju lutem me tregoni perafersisht deri ne sa mundet me kushtu nje operim I tille edhe a ka mundesi me pagu me keste. Pres pergjigje flm shume jeni me tmiret!

Përgjigjja

ddi,
E nderuar fillimisht ju faliminderoj perketo fjale te embla. Mundohemi te jemi me te miret per te miren e pacienteve. Hunda gjate nje intrevenimi kirurgjik mund te korigjojme edhe problemet funksionale si dhe ato estetike qe nenkupton regullimin e majes kerbes dhe ne teresi. Ju ejani nje vizit tek ne dhe shohim cka kemi mundesi te bejme rreth cmimit .

15. Pyetja

Si mund te hiqen sa me shpejt te nxirat posht syve pas nje nderhyrjeje kirurgjikale ne hunde?

Përgjigjja

Elisa,

Eshte krejt normale edema dhe mavijosja e pas operimit te hundes , me ung hepatrombin 2 here ne dite te lyhet kamundesi te hiqet me shpejt , por edhe pa asnje medikament kjo terhiqet mbrenda 2 javeve.

11. Pyetja

P.sh e nderuar doktoresh, une kam deshire ti zmadhoj vithet, ne cfare menyr behet, me ane te selikonit ose mundet me yndyren time p.sh, ta heq nga barku dhe te shtoje tek vithet, dhe a Mund ta di cmimin?

Përgjigjja

Aura,

Zmadhimi i vitheve ka mundesi te behet permes protezave te silikonit me forme te rumbullaket apo form anatomike. gje te cilen e caktojm se bashku vareisht nga deshira dhe hapesira egzistuese ne regjionin gluteal , ndersa me ind autolog qe nenkupton se pari te behet liposukcion – thithje e celulitit , yndyres nga regjioni i barkut dhe vendosja ne regjionin gluteal por kjo duhet te perseritet 2-3 here. sepse pas 6 muajve resorbohet yndyra dhe serisht duhet ti nenshtohet op te njejte . Dhe Qmimi eshte indryshem varesisht nga teknika operatore per hollesira ejani ne vizit tek une ne polikliniken Zatriqi per vizit specialistike .

10. Pyetja

Pershendetje doktoresh , desha te pyes sepse i kam disa pika te zeza ne fytyr te vogla po mos do te me rriten a mund ti hjek me ndonje gje apo qfar?

Përgjigjja

Selvete,
Duhet fillimisht te beni nje vizite, nese jane nevuse benga ato duhen te operohen nese ritej skuqen apo  kane shqetesime tjera nese jane vetem hiperpigmentim ato trajtohen me krema pra me vjen keqe pergjigje te sakte nuk mund te jape pa ju pare

6. Pyetja

Pershendetje, une deshta me dite, nje mjeku me ka pas thene me heret qe kam devijim ne hunde edhe duhet me operu sepse eshte mrenda edhe pse nuk duket por eshte si perde me pate thene, une ne te njejten kohe dua edhe pak ta rregulloj hunden, a eshte kjo e mundshme te behet edhe si munden mjekt me e bo formen e hundes, ne baze te kujte e konstatojne se cfare forme do te behet, po pyes per estetike...per shembull une e dua pak me te vogel ta kem, si e cakton mjeku cfare forme me shkon mua?

Përgjigjja

Rita,

Po e nderuara paciente, ka mundesi me nje nderhyrje kirurgjike te behet septiplastia qe dmth te regullohet devijimi i septumit apo sic i thot populli perde e hundes te drejtohet dhe pastaj te behet rinoplastika dmth te korgjohet kerba e hundes te regullohet maja e hundes.  dhe te gjitha keto behen gjat nje operimi. Se si behet hunda  ajo eshte individuale pra nuk ka mundesi te behet si hund e ndonje artisti por ne e bejme varesisht nga forma e fytures kendit te buzes e shum faktore tjere qe ne i vendosim gjat vizites specialistike qe do e beni .

4. Pyetja

pse nuk mund te heq dhjamin nga barku sado qe mbaj dijeta dhjami ne bark ose nje lekur e vjerrur ashtu ta quaj me rrin posht barkut jam elsa

Përgjigjja

Pershendetje Elsa,

Lekura e varur dhe depozitimi i celuliti ne ate regjion largohet  vetem me operacion pra intervenim kirurgjik.  se cilen metode duhet ta perdorim miniabdominoplastik apo abdominoplastik komplete varet kur vizitoheni tek un sepse ka disa indikacione

3. Pyetja

Pershendetje e mjeke e nderuar.jam 19 vjeqare dhe ka 2 vite qe mu kan paraqit disa vija te bardha ne trup qarje.sI mund ti eleminoj ato vija ne trup.faleminderit!

Përgjigjja

E nderuara paciente Saranda,
Keto qarje jane pasoj e rritjes dhe shtimit  te peshes te cilat paraqiten ne moshen e pubertetit  vetem me laser trajtohen nese jane te kuqe.

2. Pyetja

Vijat ne bark qe bohen neshtatzani si hiqen aka diqka per to ?qe qahet barku ?te lutem

Përgjigjja

Lule
Keto. qarje ne barke si pasoj e shtatzanise quhem strija  dhe keto nese jane te kuqe mund te menja ohen ne kuptim te zbardhes vetem me laser.  ne disa seanca me qrast ngjyra e kuqe zbehet dhe behet e bardhe ndersa menjanimi zhdukja ne teresi ska mundesi measnje tretman perpos nese ke teprice lekurejene barke dhe behet operimi. pra abdominoplastika.

1. Pyetja

Pershendetje Doktoresh un kam problem me barkun prej lindjes se djalit me kan mbetur strija edhe pjesa e poshtme e barkut e leshuar,amund te operohet edhe ashkakton efekte ansori si pershembull ne shtatzanin tjeter akam problem diqka.Ju lutem me ktheni pergjigjie Faleminderit

Përgjigjja

E nderuara Linda

Eshte normale varja e lekures si pasoj e shtatzanis.  ju mund te operoheni pa problem   dhe shtatzania e planifikuar e ardhshme eshte normale por nje gje duhet ta dini se do te vie deri te paraqitja e serishme e qarjeve strijave edhe me te medha se heren e pare sepse pas operimi ne kemi terhek lekuren max . andaj keshilla ime eshte nese planifikoni  femiun tjeter mbrena 2-3 viteve mos u operoni por perfundo me lindje nese jo ateher mun te operoheni , opracioni nuk shkakton problem por qe shtazania serisht te kthen ne fazen fillestare me respekt dr Violeta

Pyet Mjekun

  • Mund të përdorni ndonjë emër tjetë për të mos u identifikuar.
  • ME RËNDËSI!!! Që të merrni përgjigje sa më të saktë për problemin tuaj, ju lutemi që të shpjegoni sa më shumë simptoma të shqetësimit tuaj shëndetësor!

Related posts

Leave a Reply