Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Vetëm çiftet që janë të dashuruar i bëjnë këto 7 gjëra!

Vetëm partnerët që janë të dashuruar mbajnë sytë kah njëri-tjetri dhe bëjnë gjëra interesante saherë që iu vie mundësia. Të jesh në dashuri është njëra nga ndjenjat më të mira në botë dhe nëse keni dikë atëherë jeni vërtetë me fat.

Përkushtimi i përditshëm dhe angazhimi në gjëra të vogla vërtetë mund të forcojë lidhjen tuaj. Ja disa nga gjërat që bëjnë çiftet e dashuruar:

  1. Ata kanë rituale speciale çdo ditë

Unë dhe partneri kemi gjëra sepciale që i praktikojmë në bazë të rregullt që ndoshta për njerëzit tjerë mund të tingëllojë shumë çuditshëm. Ne bëjmë arte dhe vepra artizanale së bashku që i hartojmë çdo natë përderisa jemi pranë njëri-tjetrit. Gjatë kësaj, diskutojmë për veprat e arrira, ngazëllehemi dhe përpiqemi të pijmë kafenë së bashku çdo mëngjes ose në mbrëmje.

Këto momene të vogla na ndihmojnë të harrojmë pjesën tjetër të botës dhe na kujtojnë pse kemi zgjedhur njëri-tjetrin. Çiftet në dashuri kanë rituale unike dhe të veçanta dhe kjo i bën të dallohen nga të tjerët.

  1. I japin prioritet njëri-tjetrit

Nevojat e partnerit janë prioritet për çiftin, saherë që kanë nevojë ata janë aty për ta, pamarrë parasysh angazhimet apo mundësitë, gjithnjë gjejnë kohë për t’iu përkushtuar tjetrit.

  1. Mbështesin ëndrrat dhe dëshirat e tyre

Çfarëdo që të ndjej, partneriështë aty për të më mbështetur, sado të çuditshme të jenë dëshirat e mia, ai pa hezitim mundohet të m’i plotësojë, nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, për aspekt në punë, kohë të lirë apo karrierë, ne kemi një lidhje të mrekullueshme dhe i ofrojmë gjithçka që i nevoitet marrëdhënies sonë.

  1. Komunikojnë për emocionet e tyre
Lexoni edhe këtë:   Gjithçka që duhet të dini për heqjen e qimeve me laser?

Shumica e partnerëve e kanë shumë të vështirë të gjejnë lirinë e të shprehurit për gjëra të ndryshme, por duhet të dijmë se komunikimi është çelësi i një lidhje të fortë e të qëndrueshme. Komunikimi inkurajon çiftet të zgjedhin probleme, të shuajnë dyshimet dhe të mbajnë gjallë pasionin.

  1. kanë marrëdhënie seksuale shpesh

unë dhe partneri im kemi bërë një marrëveshje martesore që seksi nuk dot ë mungojë asnjë ditë të vetme. Kjo mund të tingëllojë ndoshta qesharake, por vërtetë iu kemi përmbajtur kësaj rutine dhe pikërisht ky raport intim është ai që na përforcon lidhjen dhe na bën të ndjejmë nga afër njëri-tjetrin. Seksi është një konektor natyral, është një mënyrë e shkëlqyer për të larguar stresin dhe për të qenë sa më vital.

  1. Qeshin gjatë tërë kohës

E qeshura ju zgjat jetën andaj edhe nuk ka më mirë kur i shijoni këto momente të lumtura me personin e jetës. Unë dhe partneri gjithnjë gjejmë një mënyrë për të qeshur, jo për rrethanat që na krijohen por sepse ndajmë këtë gëzim së bashku.

  1. Mendojnë për të ardhmen e tyre

Lidhja me partnerin tim rritet çdo ditë, po, sepse ne vet e ushqejmë atë, duke menduar me pozitivitet për të ardhmen që na pret. Ne bëjmë plane realistike, mundohemi t’i përmbahemi dhe kjo na mban gjallë për të vazhduar lidhjen me synimin e realizimit të sa më shumë gjërave së bashku.

Mbani mend se çdo lidhje është e ndryshme, por nëse i keni ndjekur sadopak këto gjëra së bashku me partnerin, atëherë kjo është një shenjë e mirë sepse lidhja juaj frymon. Mbani këtë lidhje të fortë dhe përkushtojuni njëri-tjetrit…/femra.net/

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
7 gjëra për të cilat miqtë tuaj mund të nevrikosen kur ju bëheni të dashur

Kur një lidhje mund të jetë po aq argëtuese dhe emocionuese sa duhet, nga ana tjetër mund të jetë edhe...