20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Veshja më e bukur për sot – Ja kë e kemi zgjedhur…

Se e bardha është ngjyra më trendi dhe më e veshur këtë fillim pranvere, na kanë bindur të famshmet me paraqitjet e tyre të fundit, ku mbizontron e bardha në gjithë veshjen por edhe e kombinuar bukur më të tjera ngjyra.

Kësaj radhe e përzgjedhur jonë si veshja më e bukur e ditës është Yllka Kuqi. Në fotografitë e fundit që ajo ka publikuar në Instagram shihet e veshur me pantallona të bardhë me prerje të rregull dhe klasike, sipër një bluzë shumë e gjërë dhe gjatë me print të hirët të një fytyre femërore. Këpucët me ngjyrë të ndezur dhe rripa vazhdojnë të jenë trendi ende dhe në mënyrë se si Yllka i ka kombinuar duket shumë bukur./femra.net/

Related posts

Leave a Reply