Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Top dhjetë trendët që janë në zhvillim për vjeshtë: stili barok

Njëri prej drejtimeve më të pasura në historinë e artit është shpërngulur edhe në modë! Luksoz, fisnik, i vërejtur… baroku askënd nuk e lë indiferent!

Baroku është paraqitur në Romë në shekullin e XVII-të, duke mbetur kështu i njohur si njëri ndër drejtimet më të zhvilluara të artit. Sot baroku nga pëlhurat e piktorëve, muzikanteve dhe arkitektëve është shpërngulur në pasarelat e modës, duke u futur si njëri ndër trendët kryesore të sezonës vjeshtë-dimër 2012. Stili barok është i kushtueshëm, fisnik dhe luksoz, me shumë detaje, prerje dhe materiale ‘të pasura’, efektiv, aksesorë verbues, dhe e karakterizon një print (shtypje) autentike.

I pari në historinë e modës nga baroku është inspiruar Versace në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, duke i pasuruar stilin barok me printe (shtypje) të kafshëve. Pas kësaj, baroku ka ‘fjetur’ gjatë, që në këtë sezon Dolce&Gabbana një koleksion të tërë e kanë themeluar pikërisht nga stili barok, duke e lansuar si ‘must have’ trend.

dolce-and-gabbana-me-koleksionin-e-stilit-barok

Çka i shkon stilit barok dhe si mbahet ai? Liria e kombinimit dhe luajtjes është e pafund, por prap duhet të jeni të kujdesshëm, sepse baroku rrezikon që shumë lehtë të kalojë në kiç.

Ai në të cilën është hedhur theksi në lidhje me stilin barok sot, është printi i tij karakteristik, i cili gjithsesi kombinohet me sende të thjeshta, njëngjyrëshe, me ndonjë bizhuteri të kushtueshme. Ndoshta më e mira e stilit barok që ka ardhur këtë vit janë palltot dhe setrat, ky është rekomandimi ynë që këtë trend ta përcillni në këtë mënyrë. Nëse kjo ju duket si investim i kushtueshëm, atëherë është më mirë të blini ndonjë fustan apo fund me print barok, të cilin mund ta vishni me grillona të zeza dhe me xhemperë të thurura për variante ditore, derisa për ato të mbrëmjes përqendrohuni në çorape të holla të zeza dhe ndonjë blazer apo këmishë. Për ato më të guximshmet janë edhe pantallonat me shtypje barok, të cilat me të vërtet vështirë kombinohen, por që garantojnë çmenduri dhe të jeni e vërejtur.

Lexoni edhe këtë:   Arra indiane dhe faktet ushqyese të saj

fustan-i-stilit-barok

Baroku bukur duket edhe në detaje, dhe vetëm çanta, këpucët apo rripi të inspiruar nga baroku mund të jenë përzgjedhje e mirë. Mbi të gjitha ky stil karakterizon: lojën mes të zezës dhe ngjyrës së arit, prerje femërore, korsetë, forma të theksuara të veshjeve për pjesën e epërme të trupit, e ‘puf’ për pjesën e poshtme, shumë ojme , valë, perla, margaritarë, aksesorë ngjyrë ari dhe flokë të dekoruara.

syze-te-stilit-barok

Rekomandimi ynë i ngrohtë është që fuqishëm t’i silleni këtij trendi, përqafoni diçka nga ai dhe dekoroni stilin tuaj me ‘luks’ dhe elegancë, të cilat baroku i sjell fuqishëm. Inspirimin, si gjithmonë merreni nga kys shkrim fotografitë që ju sjellim.

kepuca-te-stilit-barok

 

___________________

Për veshje ekskluzive, Femra.net ju preferon butikun ekskluziv Avant-Garde Vogue, në rr. Garibaldi, (përballë hotelit Grand) në Prishtinë.46508_119120001577123_72366387_n






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Gia Carangi – fytyra mahnitëse në kthetrat e vetmisë dhe drogave

 ‘E di që zoti ka pasur plane të mëdha për mua, por mendoj që nuk janë të përzgjedhura për këtë...