4. September 2015

Reklama Djathtas 160×600
Reklama Djathtas 160×600

Advertising

Thonjtë zbulojnë problemet shëndetësore

thonje-shendet

Duhanpirësit kanë thonj të verdhë, punëtorët në kantiere ndërtimi të zinj, e grimeret i kanë thonjtë me llak. Por, kur të hiqen shtresat e ngjyrës ose baltësm thonjtë zbulojnë gjendjen e zemrës sonë, veshkave, gjëndrës tiroide, si dhe tregojnë mungesën apo tepricën e vitaminave dhe mineraleve.

Thonjtë mund të ndihmojnë në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe të japin një pamje të gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Mungojnë gjysëmhënat e bardha në fillim të thonjëve
Ajo mund të tregojë për mungesë të vitaminës A, probleme me veshkët si dhe mungesë proteinash. Ka disa njerëz të cilët nuk i kanë patur kurrë këto gjysëmhëna të bardha në thonj, prandaj arsye për t’u brengosur kanë vetëm ata të cilët dikur i kanë patur.

Thonjtë të cilët lehtë shkatërrohen, kanë çarje apo bëhen me shtresa
Shkaktarët kryesorë mund të jenë mungesa e vitaminës A dhe D, qarkullimi i dobët, problemi me gjëndrën tiroide, mungesa e acidit klorhidrik (pjesë përbërëse e acidit në lukth), mungesa e hekurit, mungesa e kalciumit dhe proteinave.

Njollat e bardha
Mungesë zinku, probleme me gjëndrën tiroide ose mungesë e acidit klorhidrik.

Acidi klorhidrik është i rëndësishëm sepse mundëson tretjen e rregullt në njërën anë, kurse në anën tjetër mban aciditetin e lukthit, që mundëson shkatërrimin e mikroorganizmave të dëmshëm. Nëse keni problem me tretjen, është mirë që të konsultoheni me mjekun që t’ju udhëzojë në një test të thjeshtë.

Vijëzat e bardha
Mungesa e zinkut ose proteinave, sëmundje të zemrës, probleme me mëlqinë dhe veshkët.

Thonjë të shtrembër
Mungesë hekuri apo zinku, probleme me gjëndrën tiroide.

Thonj të cilët shtrembërohen menjëherë pas rritjes
Probleme me zemrën dhe mëlqinë, probleme me traktin e frymëmarrjes, mungesë e vitaminës B12. Faktikisht, gjaku i cili mbërrin deri tek thonjtë përmban nivel të ulët të oksigjenit.

Thonj të mbyllët dhe në formë konkave
Anemi, mungesë e vitaminës B12. Thonjtë janë aq shumë të thelluar sa lirisht mund të qëndrojë një pikë lëngu aty.

Thonj të drejtë
Mungesa e hekurit ose proteinave, vitaminës B12, psoriaza ose diabet.

Thonj të gjerë në formë katrore
Mungesë e baraspeshës hormonale.

Thonj të trashë
Qarkullim i dobët, probleme me gjëndrrën tiroide.

Thonj të dëmtuar
Mungesë e vitaminës C dhe proteinave.

Rritje e ngadaltë e thonjve
Mungesë e zinkut.

Dëmtim i shpeshtë i pjesës së lëkurës rreth thonjve e cila skuqet dhe shkakton djegie
Mungesë e vitaminës C. Por, shpesh kjo gjendje është si rezultat i shprehisë së keqe të ‘ngrënies’ së thonjve ose lëkurës së gishtërinjve. Në këto raste është mirë që shpesh të fërkoni gishtat.

Thonj të bardhë dhe maje me ngjyrë rozë
Ciroëz e mëlqisë

Thonj shumë të zbehtë
Funksionim i dobët i mëlqisë, probleme me veshkat, anemi, mungesë mineralesh, sasi e lartë e bakrit.

Thonj pa ngjyrë
Mungesë e vitaminës B12, probleme me mëlqinë dhe veshkat.

Thonj të verdhë
Mungesë e vitaminës E, qarkullim i dobët, bllokim i limfës, probleme me mëlqinë, frymëmarrjen, diabet, infeksione kërpudhore ose polirim i tepruar.

Thonj të gjelbër
Infeksion bakterial.

Thonj të kaltër
Probleme me zemrën dhe mushkëritë, reaksion në ilaçe, probleme me qarkullimin, helmim me argjend ose bakër.

Gjysëmhëna me ngjyrë të kaltër
Artritis reumatoid

Vijëza të zeza
Funksionim i dobët i gjëndrrës mbiveshkore, pasoja të kemoterapisë ose reaksion në rrezatim.

Thonj ngjyrë kafeje
Bllokim i veshkave.

Thonj gjysëm të bardhë dhe gjysëm me ngjyrë kafeje
Melanoma (kancer i lëkurës).

Majet e thonjve me ngjyrë të mbyllur
Mungesë e vitaminës B12.

/femra.net/

 

 



Tema të ngjajshme