микрокредит онлайн взять микрокредит займы на карту срочно микрокредиты онлайн взять микрозайм срочно микрозаймы онлайн займ на карту онлайн взять займ онлайн займ через интернет займ онлайн на карту займ кредит наличными потребительский кредит взять кредит заем онлайн займы займ онлайн

Advertising

Testet para lindjes: A është bebeja ime e shëndetshme?

lindje-shtatezene

 A është bebeja ime e shëndetshme? Kjo është pyetja të cilën gati secila femër e bën gjatë shtatëzanisë.

Si dhe shumë shtatzëna, keni dëshirë të vërtetoni për shëndetin e fëmijës tuaj që ende ska lindur. Këtu vijnë testet para natale si mundësia e vetme e përgjigjes për shëndetin e frytit. Shumë gjendje, por jo të gjitha, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e bebes suaj mund të zbulohen gjatë shtatzënisë, shpesh mjaftueshëm herët , që bebja juaj të fitoj trajtim të veçantë të cilin e ka të nevojshëm që të zhvillohet shëndetshëm.

Po ju tregojmë testet më të shpeshta para natale të cilat ju nevojiten gjatë shtatzënisë.

Përcaktimi i grupit të gjakut dhe Rh faktorit, analizat virusale në TORCH, sipas nevojës HIV, sifiliz dhe hepatitis.

hCG: chorionic Gonadotropin human është hormoni i cili e bën planceta menjëherë pas  ngjizjes. Është i pranishëm në gjak dhe në urinë dhe kështu vërteton shtatzëninë me anë të testit shtëpiak. Niveli i lartë i këtij hormoni tregon në shtatzëni të shumëfishtë (bineq, treneq apo edhe katërneq).

Gjithashtu është pjesa tjetër e testeve para natale të cilat bëhen për të shikuar mangësitë e paralindjes. Ato teste janë free beta hCG dhe PAPP test.  Niveli i lartë i hCG-së, ndërsa niveli i ulët i PAPP-it në gjak të nënës mund të tregojnë në rrezik nga Daun sindromi tek bebet dhe për këtë rekomandohet amniocinteza për shkak të kërkimit të mëtejshëm.

Alfafetoprotein apo triple screening test: Tripl apo kvadriplat testet janë  testime shtesë biokimike të në gjakun e nënës për qëllim të skanimit shtesë gjenetik dhe skenimit të gypit neutral (Spin bifida). Niveli i ulët AFP dhe estrioli, posaçërisht në kombinim me nivelin e rritur të hCG dhe inhibnit, mund të tregojnë në rrezik që bebja të lind me sindromën Daun.

Ultrazëri: Gati secila femër do të bëjë të paktën një ultrazë gjatë shtatzënisë. Këto teste përdorin valët e zërit që të fotografojnë beben, dhe janë të padëmshme.

Gjatë ultrazërit mjeku mund të shohë edhe anomalitë e frytit. Për shembull, mund të shoh a është duke u zhvilluar normal boshti kurrizor i bebes. Gjithashtu mund të shohë edhe gjininë e bebes me ndihmë të ultrazërit.

Ultrazëri i parë specialistik bëhen ndërmjet 11 dhe 14 javëve për arsye të skriningut gjenetik, i dyti ultrazw specialistik ndërmjet 22 dhe 24 javëve gjenetike, për qëllim të analizës përfundimtare të të gjithë sistemit të organizmit, vërtetojnë morfologjitë e rregullta dhe izolimin e anomalivetë fetusit nwpwrmes parametrave tw reja shtesw tw skreningut, tw ashtuquajtura markerw, me qwllimin qw tw bwhet skreningu final gjenetik.

Më vonë bëhen kontrolle gjenetike edhe në javën e 28,32 dhe 36  për arsye të rritjes së biometrisë së fetusit, kontroll e sasisë së ujit të frytit, kërthizës, qëndrimi i bebes, përcjellja e gjendjes së mirë të bebes me matje Doppler. Nga 36 deri 40 javë ultrazëri bëhet çdo javë vetëm për kontroll.

Skrining na hipotireozu: Përcaktimi i TSH.

Skrining glukozat: Ky test zbulon nëse nëna ka diabet gjenetik (niveli i lartë i sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë). Kjo gjendje paraqitet tek 3% deri 5% shtatzëna. Gati të gjitha gratë duhet ta bëjnë këtë test, ndërsa bëhet nga java e 6 deri 8 e shtatzënisë dhe analizohet niveli i sheqerit para dhe pas ushqimit, nganjëherë në kombinim me insulinë.

Amniocenteza: Test i cili i rekomandohet femrave mbi moshën 35 vjeçare apo atyre që kanë rrezik më të madh të lindin bebe me çrregullime gjenetike apo kromozomale. Me këtë test merret një pjesë e vogël e ujit të frytit dhe dërgohet në analizë.

Analiza e vileve korionike (horionic villus sampling (CVS)): Si aminocenteza, ky test përdoret për të zbuluar defektet e frytit. Analiza e e vileve korionike mundet më  herët të jap rezultat në krahasim me amniocentezën duke i dhënë familjes kohë dhe mundësi të heqin shtatzëninë nëse bëhet fjalë për ndonjë problem të madh. Ky test është gjithashtu i përdorshëm nëse është e pamundur ta bëni amniocentezën. Për shembull, nëse nuk ka ujë të bollshëm për frytin për të marrë për mostër, atëherë bëhet plarentocenteza.

Kordocenteza: Marrja e mostrës së gjakut nga kërthiza e fetusit. Ky test përdoret në raste specifike kur është në pyetje niveli i oksigjenit, prania e anemisë tek fetusi apo ndonjë infeksion. Gjithashtu bëhet për të parë a ka antitrupa të cilat ndikojnë që sistemi imun të reagojë negativisht në fetus. /femra.net/

 



Tema të ngjajshme