20. January 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Të gjithë do të besojnë se jeni nikoqire e mrekullueshme: Torta prej çokollate e gatshme për 20 minuta!

Nëse keni nevojë për desert të shpejtë për vizitorët e paparalajmëruar, shpëtimi fshihet në reçetën e tortës prej çokollate të cilën mund ta pregatitni për njëzet minuta …

Përbërësit: 2 vezë, 50g kakao pluhur, 150g miell, pak kripë, një lugë e vogël pluhur pjekjeje, 70g sheqer, 6 lugë vaj kokosi apo të bimëve, 50ml qumësht sipas dëshirës (të orizit, lopës, bajameve), gjysmë luge ekstrakt vanilie.

Përgatitja: Përzieni përbërësit e tharë. Pastaj shtoni ato të lëngshëm dhe përzieni të gjitha mirë. Masën vendoseni në një kallëp të vogël për tortë dhe e pjekni për 20 minuta në 180 gradë.

Nëse dëshironi mund të shkrini çokollatë mbi të apo të spërkatni sheqer pluhur.

Këshillë: Në gjysmën e pjekjes mund të vendosni në brumë katrorë të plotë çokollate sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!/femra.net/

Related posts

Leave a Reply