Background Right_160x600
Background Left_160x600

Stilistja Vivienne Westwood zbulon se bën banjo vetëm një herë në javë

Pasi që paraqiti koleksionin e saj Pranverë/Verë 2018 në Javën e Modës në Paris, 76 vjeçarja këshilloi njerëzit që të mos lahen shpesh. Kjo ishte në fakt përgjigja e pyetjes së një gazetari në momentin që u pyet për pamjen e saj rinore.

Burri i saj, Korntaler, 51 vjeç, e konfirmoi se ajo bën banjo një herë në javë ndërsa ai edhe më rrallë me vetëm një herë në muaj. Kjo nuk është hera e parë që stilistja jokonformiste befason me komentet e saj për higjienën personale.

In Article Mobile BP

Ajo thotë se në mëngjes nuk bën dush por vetëm pastron dhëmbët dhe ikën jashtë. Ajo madje u paraqit në një video të shoqatës për mbrojtje të kafshëve, PETA, në të cilën shihet duke bërë banjo. Në video ajo e arsyeton përzgjedhjen e saj për të qenë vegjetariane të bazuar jo vetëm në faktin që industria e mishit është ndotësi kryesor i planetit por për shkak se është edhe industria që shpenzon pa hesap ujin tonë.

Lexoni edhe këtë:   Penelope Cruz flet për bukurinë, modën dhe femrat

Edhepse konsiderohet një nga divat më të mëdha të botës së modës, stilistja shpesh kritikohej për stilin e saj unik.

Komentet e saj për kohërat dhe njerëzit e sotëm janë tejet interesante dhe të ashpra, duke thënë se njerëzit kurrë nuk janë dukur më të shëmtuar se sot. Në një koment tjetëe pohon se të gjithë duken si të klonuar dhe të vetmin njerëz nëpër qytet që i vëren janë të moshës së saj.

“Unë nuk e vërej dikë nëse nuk duket mirë, ndërsa kohëve të fundit këta njerëz zakonisht janë 79 vjeç”.

“Jemi bërë aq konformistë saqë askush më nuk mendon”./femra.net/

 

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Gabimet rreth stileve që asnjë franceze nuk i bën

Franca është padyshim njëri nga vendet me femrat më me stil në botë, por ne ende vazhdojmë të dyshojmë rreth...