Background Right_160x600
Background Left_160x600

Sinjalet trupore që i dërgoni pa vetëdije deri tek personi që pëlqeni

Kur e njohtoni dikë të ri, menjëherë e kuptoni se sa e pëlqeni dhe se a dëshironi të thelloni relacionet apo vetëm të flirtoni. Nëse edhe ai ju gjen të pëlqyeshme ndërsa ju nuk jeni e sigurtë në këtë, përcillni lëvizjet e trupit të tij sepse nga aty mund të kuptosh të vërtetën.

Ngre vetullat

In Article Mobile BP

Normalisht që shikimi është më i rëndësishmi pasiqë romanca fillon tek sytë, mirëpo kushtoni rëndësi edhe vetullave të tij. Nëse i ngre derisa flet dhe ju dëgjon se çfarë keni për të thënë, nënkupton që është i interesuar për juve dhe mendimin tuaj, dëshiron të komunikojë me ju dhe të vendosë një lidhje. Kushtoni rëndësi edhe bebëzave të syve nëse zgjerohen pasiqë kjo nënkupton dy gjëra: është i droguar ose është tejet i interesuar në ju.

Ka frymëmarrje të thellë

Meshkujt dëshirojnë që të lënë përshtypje të mirë dhe të duken mirë para syve femëror prandaj do e “thithë” stomakun, përderisa flasin me juve frymëmarrja u bëhet e cekët dhe jonormale ndërsa me kohë u thellohet përkohësisht, dhe tërë këto shenja janë se është i dhënë pas jush. Frymëmarrja e thellë ia mbush kraharorin dhe ia ndryshon qëndrimin e trupit, sikurse ju dërgon mesazh se është këtu për t`ju mbrojtur.

Ju rri përballë me tërë trupin

Lexoni edhe këtë:   Diana Veras flet me krenari për trupin e saj jo të përsosur – Mësoni edhe ju si ta respektoni veten tuaj!

Nëse jeni në ndonjë situatë ulur përreth në një grup personash dhe në ndërkohë i shkëmbeni mendimet, këtë gjë mund ta bëni edhe me lëvizje vetëm të kokës. Nëse lëviz tërë trupin kundrejt jush dhe afrohet që t`ju dëgjojë më mirë, ky është një sinjal se mes jush ka një kimi. Nëse i jepni përgjigje pozitive këtij gjesti, atëherë edhe ju do veproni njejtë.

Anon kokën e tij

Sipas ekspertëve të interpretimit të gjuhës së trupit, kur mashkulli anon kokën nënkupton se pa vetëdije përgatitet që t`ju japë një puthje. Ashtu vendoset në këndin nga ku mund të shohë më mirë buzët e juaja dhe mund të ju afrohet më lehtë.

Merr një pozitë komode

Mashkulli i cili në praninë tuaj merr një pozicion të rehatshëm, kryqëzon njërën këmbë mbi tjetrën, vendos duart pas qafe dhe hapet për juve, duke harruar për gardin, të keni parasysh se kjo është shenjë e qartë se ai po ju ofrohet. Ju tregon se ndjehet mirë në lëkurën e vet dhe se i pëlqen shoqëria juaj, shfaq vetëbesim dhe ju thërret që t`i bashkangjiteni. Është më se e qartë se ju pëlqen dhe është çështje kohe kur do ua kumtojë edhe në mënyrë gojore./femra.net/

 

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
10 truket e bukurisë për fytyrën dhe trupin tuaj

Nëse bëhet fjalë për ndonjë temë aktuale që përflitet nga femrat, atëherë ka të bëjë me përkujdesin. Mënyrat për mirëmbajtjen...