18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Si të veproni që shtëpia juaj të mbajë aromë të freskët – pikërisht sikur në ndonjë hotel!

Të gjithë dëshirojmë të ndjejmë pastërtinë dhe freskinë e shtëpisë, të shijojmë atmosferën e këndshme e pse jo edhe aromatizuese.

Truku jonë më i fundit? Ujë apo përzierje me limon – një truk i madhërishëm për të bërë që shtëpia juaj të mbajë aromë si në ndonjë hotel me pesë yje.

In Article Mobile BP

Kohët e fundit, duke gjurmuar nëpër almanakun e vjetër të fermerëve “Old Farmer’s Almanac”, zbuluam trukun, i cili para së gjithash pastron e më pas freskon ajrin me një aromë të lehtë limoni dhe tejet natyrale.

Thjeshtë shtoni ujë me disa copëza limoni të prera dhe zieni në një tenxhere për rreth 1-2 orë. Pastaj, lëreni që avulli i nxehtë dhe i fuqishëm të bëjë mrekullinë e tij në freskimin e ajrit. Poashtu në almanakun thuhet që të shtoni disa pika lëng limoni në shishen e sprejit për pastrim të pluhurit, në mënyrë që të përhapni edhe mëtej aromën.

Pra, me shumë pak përbërës dhe pa pasur nevojën të shpenzoni në qirinj aromatik të shtrenjtë, ju mund të ruani limonat në frigorifer dhe thjeshtë të freskoni shtëpinë tuaj me aromë të këndshme dhe natyrale./femra.net/

Femra.net ju propozon shtëpitë e bukur të lagjes Qershia, një lagje moderne me konceptin eko-green, shtëpi të cilat janë duke u ndertuar nga kompania BP Home investment e cila njihet si kompani me një përvojë mjaft të gjatë ku e ka dëshmuar veten me shumë projekte.

Kjo lagje do ju ofroj hapsira të gjelbruara, plane funksionale, kënde për femijë në një ambient të qetë e të shëndetshëm. Për më shumë informata, klikoni këtu…

Related posts

Leave a Reply