Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Si të veni fëmijët në gjumë: 10 mënyra të lehta për t’i dhënë fund betejave të gjumit

Le të jemi të sinqertë. Pas një kohe të gjatë duke u marrë me fëmijët, shpresa e vetme e prindërve për relaks është koha e gjumit të fëmijëve. Ne kemi nevojë për një pushim të vogël për t’u furnizuar dhe për të filluar përsëri ditën tjetër.

Të kuptuarit se si të veni fëmijën në gjumë mund të jetë një proces i vështirë dhe durimi është mëse i paarritshëm. Frustrimet janë të larta dhe gjithkush nga prindërit është i lodhur.

Ja dhjetë këshilla për t’i dhënë fund betejave të gjumit dhe për ta bërë rutinën e natës të kënaqshme për të gjithë familjen.

Si të veni fëmijët në gjumë #1 Përfundoni gjërat e vështira në fillim

Organizoni mbrëmjen dhe përgatitni fëmijët tuaj për gjumë. Mënjëherë pas darkës, mund t’i kërkoni të veshin pizhamet, të lajnë dhëmbët dhe të futen në shtrat. Krijoni atmosferë për gjëra zbavitëse, jepuni atyre zgjedhje, si dhe pasojat e tyre nëse nuk iu përmbahen rregullave.

Si të veni fëmijët në gjumë #2 Ofroni zgjedhje

Ofroni zgjedhje fëmijëve në mënyrë që të krijojnë ritualin e gjumit. Zgjedhjet e tyre mund të ndryshojnë në varësi të disponimit të tyre, nivelit të energjisë dhe nevojat emocionale. Përmbushni nevojat e tyre zhvillimore. Mbani zgjedhjet relativisht të përmbajtura për të mos i hamendësuar ata.

Si të veni fëmijët në gjumë #3 Errësoni dritat

Ndriçimi i dritave gjatë natës mund të jetë shumë stimulues për aktivitete, andaj errësonia to në mënyrë që të përgatisni fëmiëjt për gjumë. Kombinimi i dushit me ujë të ngrohtë dhe dritat e errësuar ndihmojnë shumë fëmijën për gjumë.

Si të veni fëmijët në gjumë #4 Lëshoni muzikë

Muzika e lehtë apo melodike lehtëson fëmijën për gjumë dhe krijon një atmosferë ngushëlluese për t’u futur në kohën e gjumit. Pasi të futet fëmija në shtrat, lejoni që të ndëgjojnë muzikën e tyre të preferuar, natyrisht me volum të ulët.

Si të veni fëmijët në gjumë #5. Angazhoni në aktivitete të lehta

Sa po fëmija juaj të vendoset në shtrat, përqafojeni dhe tregoni ndonjë histori apo përrallë për natë të mirë. Ju poashtu mund të improvizoni ndonjë lojë të rastit dhe ledhatimet apo qeshjet janë gjithnjë të mirëpritura.

Si të veni fëmijët në gjumë #6 Koha për ndonjë shfaqje të vogël

Një tjetër opsion që mund të trajtojë kohën e gjumit përfshin të shikuarit e ndonjë mini-shfaqje rreth gjysmë ore para gjumit. Por, duhet siguruar se janë bërë gati për gjumë, me pizhamet e veshura dhe dhëmbët e larë dhe të shtrirë në shtrat të gatshëm për shfaqje. Mbajeni televizionin me volum të ulët në mënyrë që të krijoni atmosferë relaksuese dhe të qetë që do të ndihmojë fëmijët për t’i vënë në gjumë.

Lexoni edhe këtë:   Çfarë ndodh me buzët pasi t’ju dalë mbushja artificiale?

Si të veni fëmijët në gjumë #7. Numëroni yjet

Një tjetër ritual zbavitës i natës është të dilni në oborrin e shtëpisë, të vendosni ndonjë batanije në tokë dhe të shtriheni së bashku e të numëroni yjet në qiell. Mund të shikoni me dylbi për yjësinë në qiell, t’i numëroni ato, të gjeni planetet apo thjeshtë t’i kushtoni rëndësi tingujve relaksues të natës. Ky është një ritual që fëmijët iu gëzohen shumë.

Si të veni fëmijët në gjumë #8. Ushqim i lehtë para gjumit (snack)

Fëmijët duan të kenë një meze të lehtë para gjumit dhe ju mund ta përfshini këtë në rutinën tuaj. Përgatitni diçka të lehtë dhe të shpejtë, por që është e shëndetshme dhe e shijshme për fëmiëjt tuaj. Mund të jetë çfarëdolloj ushqimi si një tas akullore, apo kos me fruta, mjaltë me qumësht, që do të jetë një nxitje probiotike, vetëm sigurohuni që këto t’ua jepni para se të lajnë dhëmbët.

Si të veni fëmijët në gjumë #9. Eksploroni tregime të reja së bashku

Bëni një rutinë duke shkuar rregullisht në bibliotekë dhe të kërkoni libra të reja, lëreni që fëmija të zgjedhë librat dhe të ngazëllehet duke lexuar tregimet që vet i ka zgjedhur. Lexoni së bashku dhe në fund të tregimit përqafojeni fëmijën duke i uruar natë të mirë.

Si të veni fëmijët në gjumë #10. Ecje me pizhama

Pizhamat janë shumë relaksuese edhe për të rriturit e lëre më për të vegjëlit, andaj lejoni fëmijët të kënaqen duke shetitur nëpër dhomë me pizhama para kohës së gjumit.

Shpresojmë që këto ide ju japin disa frymëzime si ta veni fëmijën tuaj në gjumë. Gjithçka ka të bëjë me qëndrimin dhe qasjen tonë. Ne mund ta bëjmë mbrëmjen plot me emocion, përkushtim dhe gëzim… ose mërzitje dhe frikë.

Duke zbatuar disa prej këtyre rutinave argëtuese, të gjithë nga ne mund të gjejmë kënaqësi në mbrëmje. Gjithkush le të veprojë sipas mundësive dhe kjo është ajo që ju krijoni dashuri për fëmijën tuaj. Ritualet e gjumit mund të krijojnë përshtypje të qëndrueshme për fëmijët tuaj që do t’i mbajnë mend përgjithmonë – njëlloj edhe ju./femra.net/






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Shenjat që tregojnë se ende nuk jeni e gatshme për martesë

Puna e martesës është një çështje shumë e madhe. Njerëzit kalojnë shumë vite duke planifikuar për ditën e tyre të...