18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Si të përfitoni vjehrrën

Kur keni përfituar djalin, keni bërë hapin e duhur mirëpo tani e ka rradhën njohja me familjen e tij të cilën duhet ta përfitoni të tërën. Nuk është e rëndësishme që familja e tij t`ju adhurojë por që marrëdhënia juaj të jetë e ëmbël dhe e thjeshtë. E njejta vazhdon edhe për familjen tuaj.

Familja e tij ju ftojnë për darkë që të njiheni më mirë, ja se si të veproni:

In Article Mobile BP
  1. Mos u vononi. Familja e partnerit tuaj ju ka ftuar në darkë që të njiheni, vonesa nënkupton mosrespekt andaj mundohuni që të jeni në kohë. Në anën tjetër edhe të paraqiteni shumë herët nuk është mirë pasiqë mund ti gjeni të papërgatitur.
  2. Mos shkoni duarthatë. Është një shenjë e vogël vëmendjeje dhe e madhe kujdesi. Mjafton një shishe verë, ëmbëlsirë, lule.
  3. Shmanguni nga alkooli. Nëse ju ofrojnë aperitiv para darkës,mos refuzoni. Por mos e teproni pasiqë askush nuk dëshiron që të dehet dhe të turpërohet para familjes së partnerit.
  4. Keni kujdes në sjelljet e juaja. Duhet të jeni e vetëdijshme se si dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes pasiqë të gjitha sytë dhe veshët do jenë drejtuar tek ju. Mos bëni tinguj derisa hani, mos flisni me gojën plot, mos u qeshni me zë të lartë.
  5. Ndihmoni në pastrimin e tavolinës. Kur jeni paraqitur sigurisht se gjithçka ka qenë gati, mirëpo tani që përfundoi darka ndihmoni në punët e shtëpisë. Përshtypja që do lini është sukses i garantuar!

Nëse kaloni me sukses tërë 5 hapat, shanset që të përfitoni nënën e tij janë të mëdha. Por marrëdhënia duhet kultivuar ashtuqë takimin e dytë vazhdoni me të njejtën tempo./femra.net/

Related posts

Leave a Reply