21. February 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Si të kombinohet ushqimi dhe vera

Rregulli bazë është që me ushqim të lehtë shkojnë edhe verëra të lehta, ndërsa me ushqim të rëndë, verëra më të rënda. Me ëmbëlsira dihet se shkojnë verëra me shije të ëmbël. Arsyeja është shumë e thjeshtë – nëqoftëse jeni duke ngrënë ushqime të leht (mustak, pulë…) pija Cabernet do të mbizotëronte plotësisht ushqimin, por nëse jeni duke ngrënë ushqim të rëndë (mish viçi, rosto) pirja e verës së lehtë do të përhumb nëpër ushqim, ndërsa psh. vera Cabernet Sauvignon shkon në mënyrë të shkëlqyer me këtë ushqim si dhe ndihmon në tretje më të mirë!

Provoni një eksperiment të thjeshtë – me ndonjë ushqim ku ka shumë mish të rëndë, provoni Cabernet ose Kratos, apo Merlot ose Zdrepcev dhe do të vëreni se nuk shkojnë edhepse janë verëra të kuqe, por gjithashtu nuk shkon as ndonjë verë e bardhë pa marrë parasysh nëse është gjysmë e thatë apo gjysmë e ëmbël.

Kur bëhet fjalë për verën në kushte shtëpiake (parimi “ta bëj vet, unë di më mirë ta bëj dhe përgatis vet”), nuk e mohoj se ka të tilla që përgatiten mirë, por shumica janë të zakonshme.

Peshq Vera që i përshtatet Koment
Krap Verdhë e bardhë Chardonnay Siç është Krapi i ëmbël shkon më së miri vera Chardonnay, por mund të provoni edhe ndonjë lloj vere të bardhë gjysmë të thatë.
Supë peshku Spritzer, Riesling, Krstac Mund të kaloni edhe në verë të bardhë gjysmë të ëmbël.
Peshk Pike Spritzer, Riesling, Krstac Ky është një peshk i thatë.
Tostolobik Spritzer, Krstac, Riesling Mund të kaloni në verë të bardhë gjysmë të ëmbël.
Merluc Spritzer, Krstac, Riesling Mund të kaloni edhe në verë të bardhë gjysmë të ëmbël.
Skumbri Spritzer, Krstac, Riesling Ky lloj peshku është i ëmbël por mund të kaloni edhe në verë të bardhë gjysmë të thatë.
Sardele Spritzer, Krstac, Riesling Sardelet kombinohen shumë mirë me këto pije.
MISH
Pulë Verë e bardhë e ëmbël Aspak nuk shkon vera e fortë e kuqe!
gjeldeti Verë e bardhë e ëmbël Mund të kaloni edhe ndonjë verë të kuqë të lehtë dhe gjysmë të ëmbël.
Mish qengji Cabernet Sauvignon ose Vranac Nuk shkon aspak vera e kuqe gjysmë e ëmbël, por as edhe vera e bardhë asesi!!
Mish lope Mund të shkojnë kryesisht të gjitha llojet e verërave të kuqe.
USHQIME TJERA
Domate të mbushura (mish i grirë apo fasule) në furrë Chardonnay Për shkak se janë të ëmbël.
Spec i mbushur me djathë në furrë Spritzer, Krstac, Riesling (e bardhë e thatë) Nëse u hidhet specave edhe proshutë, mund të shkojë edhe vera e kuqe e rëndë!
Ushqim kinez Meqenëse këtu është i përzier shija e ëmbël e thartë, shkon edhe vera sipas ushqimit, kryesisht me mish shkon vera e kuqe, dhe meqenëse ushqimi kinez nuk është i rëndë dhe me yndyrë lehtë kombinohet me Cabernet, Vranac.
Pizza Me pizza më të rënda (me susxhuk, sallam, proshutë) shkojnë verëra më të forta, ndërsa me pizza më të lehta shkojnë verërat më të lehta. Më e mira është Chardonnay
Ravioli dhe Spaghetti Bolognese Merlot ose Chardonnay Kjo pjatë është e ëmbël prandaj shkon shumë me verëra të ëmbla.
Ravioli dhe Spaghetti Carbonara Cabernet, Kratos, Vranac Proshuta dhe hudhra i japin shijen më të mirë këtij ushqimi.
sarmë Cabernet, Kratos, Vranac
Speca të mbushur Frankov, Merlot

 

 

Related posts

Leave a Reply