20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Si lind një foshnje – ilustrim përmes fotografive!

Fotografi Lennart Nilsson ka kaluar 10 vite të jetës së tij duke inçizuar rritjen e një embrioni njerëzor, që nga konceptimi e deri tek lindja e tij.

Bota kishte dëgjuar për Lennart Nilsson që nga viti 1965, kur revista LIFE publikoi 16 faqe të fotografive të tij të embrioneve njerëzore. Këto pamje ishin riprodhuar mënjëherë në “Stern”, “Paris Match”, “The Sunday Times” dhe botime tjera. Mikroskopët dhe kamerat ishin pasioni kryesor i Nilsson edhe gjatë fëmijërisë së tij. Me kalimin e kohës, ambicia e tij ishte pëforcuar edhe më tej për t’i treguar botës bukurinë e trupit të njeriut në mikro-nivelin. Ai arriti të bëjë fotografitë e tij të para të një fetusi në vitin 1957, por ato nuk ishin edhe aq të mira për t’u botuar.

InArticle Mobile

Nilsson arriti të bëjë fotot e tij më të sakta apo precise me ndihmën e një cistoskopi – një instrument mjekësor i cili përdoret për të shqyrtuar brendësinë e fshikëzës urinare. Ai bashkangjiti një aparat fotografik së bashku me një dritë të vogël për të krijuar mijëra fotografi që tregojnë jetën e embrionit brenda mitrës së nënës.

Nilsson prodhoi diçka vërtetë të mrekullueshme: për herë të parë, njerëzit ishin në gjendje të shihnin me sytë e tyre konceptimin dhe zhvillimin e hershëm të një jete njerëzore.

 

Spermatozoidi lëviz përgjatë tubit fallopian drejt vezës.

Veza.

Moment vendimtar.

Njëri nga 200 milionë spermatozoidët e babait depërton në membranën e vezës.

Pikëpamja e spermatozoidëve: koka përmban të gjithë materialin gjenetik.

Lexoni edhe këtë:   8 sekretet më të rëndësishme për t’i theksuar sytë edhe më tepër

Një javë më vonë, embrioni migron në mitrën e nënës duke lundruar te poshtë përmes tubit fallopian.

Pas një jave tjetër, embrioni ngjitet në murin e mitrës.

Embrioni në javën e 22-të të zhvillimit. Zona gri do të bëhet truri i fëmijës.

Në ditën e 18-të të zhvillimit, zemra e fetusit fillon të rrahë.

28 ditë pas fertilizimit.

Gjatë javës së pestë, fetusi është 9 milimetra i gjatë; tashmë mund të shihni fytyrën me hapjet e gojës, hundës dhe syve.

40 ditë nga zhvillimi i fetusit. Qelizat e jashtme të fetusit bashkohen në sipërfaqen e lirshme të murit të mitrës për të formuar placentën.

Java e 8-të e zhvillimit.

10 javë. Qepallat janë tashmë gjysmë të hapura. Brenda pak ditësh ato formohen plotësisht.

Në javën e 10-të, embrioni tashmë përdor duart për të studiuar mjedisin.

16 javë.

Vijat e enëve të gjakut janë të dukshme përmes lëkurës së tij/saj.

18 javë. Fetusi tani mund të zbulojë tinguj nga bota e jashtme.

19 javë.

20 javë. Fetusi tani është 20 centimetra i gjatë. Flokët fillojnë të paraqiten në kokën e tij.

24 javë.

6 muaj.

36 javë. Në një muaj, foshnja do të lindë.

Libri i Nilsson, ‘Një fëmijë është lindur’ u botua në vitin 1965. Është shitur në vetëm pak ditë dhe është ripublikuar shumë herë, duke u bërë një nga librat më të njohur me fotografi të të gjitha kohërave.

Lennart Nilsson është tani 91 vjeç. Ai është akoma i interesuar për shkencë dhe fotografi.

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Sallatë e konzervuar

Përbërësit 3 kg speca te kuqe 5-6 karrota 700 ml domate te ziera(salce domatesh) 2-3 thelbinjë hudhër 150 gr sheqer...