27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Shpagetat në enën për ‘muffins’ me këta përbërës: : Truku më i mirë kulinarik që kemi parë deri tani! (RECETË)

Ja një ide për ushqim të shijshëm të cilin e duan edhe fëmijët edhe të rriturit!

Nëse ju kanë bezdisur shpagetat e “zakonshme” me qofte, apo fëmijët tuaj nuk duan t’i hanë, ja mënyra gjeniale për përgatitjen e këtij ushqimi, shkruan Stil.

Përgatitja

Zieni shpagetat, kullojini dhe hudhni vaj ulliri mbi to, që të mos kapen. Mbi shpagetat e ftohura hudhni parmezan dhe përzieni.

Në gropat e enës për muffins-a vendosni shpagetat, ashtuqë në mes bëni pak hapësirë që të hudhni salcën e preferuar.

Pastaj mbi të vendosni qoften, të cilën do ta lyeni me lugë me salcë dhe mbi të cilën në fund shtoni parmezan.

Shpagetat e përgatitura kështu i futni në furrën paraprakisht të ngrohtë dhe i pjekni për 20-25 minuta.

Kur t’i nxjerrni nga furra, i leni pak të ftohen, që më lehtë t’i nxjerrni nga ena.

Mund t’i servoni direkt në pjatë, apo mbi salcë.

Këshillë

Shpagetat mund t’i përgatitni në këtë mënyrë edhe me përbërës që ju i preferoni./femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply