20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Shkenca sfidon Natyrën, rasti i rrallë i foshnjes që ka lindur 4 vjet pas vdekjes së prindërve në aksident rrugor

Një foshnje është sjellë në jetë në Kinë falë një nëne surrogato, plot 4 vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident automobilistik. Çifti i bashkëshortëve Shen Jie dhe Liu Xi ishin të martuar prej dy vitesh. Ata kishin provuar disa herë të bëheshin prindër derisa vendosën të provojnë metodën e fertilizimit in vitro. Pesë ditë para se të bënin transplantin e një embrioni të fertilizuar tek nëna, çifti ndërroi jetë në një aksident me makinë në mars të vitit 2013.

Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve, por vetëm katër vite më pas thirrjet e tyre dëshpëruese u dëgjuan. Një gjykatë kineze iu dha 4 prindërve (gjyshërve) të drejtën për të fertilizuar vezët. Në momentin e aksidentit, embrionet ishin ruajtur në një spital të Nanjingut, të ngrira në -196 gradë Celsius brenda një rezervuari azoti të lëngshëm. Djali, i lindur nga një nënë surrogato nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing News” e raportoi lajmin vetëm gjatë kësaj jave.

Gazeta shpjegon sesi mungesa e një precedenti të ngjashëm të këtij lloji detyroi prindërit e çiftit të ndjerë të zvarriteshin mes betejave ligjore, derisa të mund të garantohej procedimi i mëtejshëm i transferimit të embrioneve.

 

BURIMI ”THE GUARDIAN”

Related posts

Leave a Reply