21. Dezember 2014

Liderboard 728×90

Vera na gjallëron, por kujdes nga rrezet e diellit!

vere-diell

Dielli luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë, por gjatë verës ju duhet të keni kujdes nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve. Kjo do të ju qoj deri tek dukja më e vjetër për disa vjet, nëse ju nuk kujdeseni për trupin tuaj në përgjithësi.

Rrezet e tepërta, qoftë në mënyrë natyrale apo përmes solarit nuk i bëjnë mirë trupit. Lëkura ka tendencë që të dehidratohet dhe si rrjedhojë e kësaj të plaket më shpejt. Tregohuni të kujdesshme që të shmangni plakjen e parakohshme.

Rrudhat në fytyrë

Janë shenjat të cilat nga të tjerët shihemi më të moshuara. Lufta për të eliminiuar ato nuk është e lehtë. Por, më e rëndësishme është që, ju vajza t’i kushtoni më tepër vëmendje parandalimit të tyre. Prandaj kujdes nga rrezet e diellit, mbani kremra me vete dhe përdorni ato në çdo moment. Sa më shumë që do ti kushtoni vëmendje dhe kujdes lëkurës suaj, aq më e mirë do të ju duket ajo, edhe atëherë kur ju jeni në moshë edhe më të shtyer.

Thinjat e folkëve

Edhe pse këto zakonisht shfaqen diku rreth moshës 30-40 vjeç për arësye të mungesës së disa vitaminave, ka edhe shumë nga ato vajzat të cilave të thinjurat iu paraqiten rreth moshës 17-25 vjeç. Kjo ndodhë për arësye të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe mungesës së ushqimeve të cilat përmbajnë vitaminat e nevojshme. Ju preferojmë që të konsumoni ushqim me vitamina, të shkoni të stërviteni dhe të ecni në ajër të pastër. Dhe në momentin që ju vëreni se të thinjat ju janë paraqitur, ju duhet ti lyeni ato menjëherë.

Këmbë të vrazhda apo të çara

E dini se përse ju ndodhë që të keni këmbë të tilla? Kjo zakonisht ndodh nga mostrajtimi i tyre. Ja se si duhet të kujdeseni që të keni këmbë të mirëmbajtura. Përdorni kremra të cilat ju mbrojnë nga rrezet e diellit. Pak krem hidratues apo zbutës, do t’iu bënte shumë mirë këmbëve tuaja.

Ruajeni qafën tuaj

Meqenëse lëkura e qafës është shumë e hollë, ju duhet ti kushtoni më shumë kujdes ekspozimit të saj në diell. Përpos kremrave për mbrojtje, ju mund të përdorni jastëk ortopedik të cilët e mbajnë atë sa më drejtë që të shmangni dhembjet e herëpashershme që mund të keni.

Unë tashmë kamë bërë të gjitha pregaitjet për mbrojtjen nga rrezet e diellit për këtë verë. Po ju? Keni menduar për trupin tuaj? KUJDES…