Liderboard 728×90
Liderboard 728×90
Reklama Djathtas
Reklama Majtas

Mësoni simptomat e alergjisë

semundjet alergjike

Për fat të keq, alergjia nuk është gjendje e cila shfaqet vetëm në pranverë ose verë, nëse nuk jeni alergjik në polen atëherë mund të jeni alergjik në ushqim. Reaksionet alergjike shpesh shfaqen njëkohësisht në pjesë të ndryshme të trupit. Simptomet e alergjisë mund të variojnë nga më të butat deri tek të rëndat me rrezik për jetën.

Alergjia manifestohet si reaksion i ndjeshmërisë së madhe nga faktorët e ambijentit, të cilat i quajmë alergjene. Simptomet e alergjisë mund të jenë të përgjithshme ose të lokalizuar në një organ ose në një perbërje organike, nëpërmjet të cilit alergjeni është futur në trup (lëkurë dhe mukozë, sistemi i tretjes dhe frymëmarrjes). Simptomet e reaksionit alergjik dallojnë dukshëm në bazë të shpejtësisë dhe intenzitetit të paraqitjes.

Simptomat e alergjisë

Numri i njerëzve të cilët vuajën nga alergjia rritet nga viti në vit, gjë që shpie tek konkluzioni se imuniteti i organizmit tonë vazhdimish dobësohet. Alergjia është një nga problemet më të shpeshta shëndetsore, nga e cila në botë vuajnë më shumë se 50 milion njerëz. Simptomet më të shpeshta janë rrjedhja nga hunda, kollitja, teshtima, skuqja dhe ndryshimet në lëkurë, dhe duhet t’i dallojmë nga simptomet e ftohjes. Në rastet e rënda, simptomet e alergjisë të tipit të shokut anafilaksis dhe anafilaktik mund të jenë të rrezikshme për jetën. Nëse vuani nga alergjia atëherë vuani edhe nga dobësimi i përbërjes imune, që do të thotë se organizmi juaj është më i ndjeshëm në gjërat e parrezikshme, siç janë pluhuri, disa lloje të ushqimit, qimet e maces ose të qenit, etj.

Si manifestohet alergjia?

Alergjia manifestohet edhe nëpërmes rëndimit të frymëmarrjes, hipertensionit, marramendjes, plogështisë, çrregullimit të vetëdijes, zgjërimi i zinitit të syrit, shqetësimit, frikës dhe mosrehatisë.

Si ta zbuloni alergjinë?

Alergjinë më së miri mund ta zbuloni vetë dhe ta njihni lehtë, nësë reagoni me teshtitje ndaj pluhurit, nëse reagimet e juaja kanë ndryshuar ndaj disa gjërave ushqimore ose në pranverë ka filluar t’ju rëndohet frymëmarrja. Nëse vëreni ndryshime të cilat ju shkaktojnë mundim, drejtohuni tek mjeku në mënyrë që të caktoni diagnozën.

Llojet e alergjisë

Sëmundjet e alergjisë në sistemin e frymëmarrjes:

  • rinitisi alergjik (i përkohshëm dhe i përjetshëm)
  • konjuktivitisi alergjik
  • astma alergjike

Sëmundjet alergjike të lëkurës:

  • urtikaria
  • dermatitis atopik ose kontakt dermatitis

Sëmundjet e tjera alergjike:

  • alergjia në ushqim
  • alergjia në helmin për insekte
  • alergjia në vaksina ose ilaçe

Tre llojet e testeve për alergji

  1. Testimi i lëkurës (prick, scratch, teste intradermale) – këto teste bëhen në pjesën e poshtme të nyjes së dorës, nganjëherë edhe në këmbë. Testet pozitive të lëkurës shpesh janë të mjaftueshme për të përcaktuar diagnozën precize.
  2. Testet provokative – bëhen në klinika të specializuara me qëllim që tek i sëmuri të nxitet reagim i butë alergjik, si dëshmi për ekzistimin e alergjisë.
  3. Hulumtimet e gjakut – janë bërë teste rutinore në zbulimin e alergjisë. Ekzistojnë dy lloje të hulumtimeve në gjak të cilat mund të aplikohen tek të rriturit dhe fëmijët. Për shkak të aspektit praktik, saktësisë, sigurisë dhe ndjeshmërisë, këta testime janë bërë rutinore në dijagnostifikimin e alergjisë.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Please type the characters of this captcha image in the input box

Please type the characters of this captcha image in the input box