18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Rrugët e vogla të Prishtinës, sjellin koleksionin “ready to wear” të Venera Mustafës [Foto]

Këtë fundjav dizenjatorja e njohur kosovare Venera Mustafa, ka bërë një prezantim privat duke shpalosur kështu koleksionin e saj ‘ready to wear’ vjeshtë/dimër 17-18, shkruan KultPlus.

Ky koleksion është frymëzuar nga rrugët e vogla të Prishtinës, lagjet e zejtarët, bizneset e vogla familjare dhe estetika e tyre. Këto rrugë që dikur ishin sinonim i qytetit sot janë rrugë anësore dhe tepër pak të frekuentuara. Por pikërisht këto rrugë kanë ofruar tablotë në të cilat është realizuar foto-sesioni me i ri i Venera Mustafës.

In Article Mobile BP

Foto: Majlinda Hoxha

Në dukje të parë, koleksioni të jep ndjesinë e veshjeve të përditshme, pasqyron idenë e së kaluarës së qytetit dhe potencialin e tij estetik. Veshjet vijnë në kolorit, teksturë dhe tone që provojnë ta demonstrojnë këtë potencial.
Foto: Majlinda Hoxha

Veçantia e materialit janë intervenimet ‘pintucks’ dhe qëndisjet industriale, si pjesë themelore e materialeve të përdorura. Si gjithnjë, edhe në këtë koleksion, Venera Mustafa ofron linja te pastërta, intervenime minimale, dhe silueta gati skulpturale.

Foto: Majlinda Hoxha

Koleksioni është prezantuar para publikut në një ngjarje private në studion veneramustafa në Rrugën B në Prishtinë dhe del në shtije nga sot, e hënë 27 nëntor./ KultPlus.com 

Related posts

Leave a Reply