18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Rita Ora konfirmon më në fund romancën e saj të re

Ajo u bë qendra e kritikave, ditën e martë, pas një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqej sëbashku me boksierin e famshëm Conor McGregeor.

Por Rita Ora i ka thënë fund thashethemeve, duke bërë zyrtare lidhjen e saj me muzikantin Andrew Watt, me të cilin përflitej se ishte lidhur për më shumë se një vit.

In Article Mobile BP

Këngëtarja 27-vjeçare ka publikuar një foto bardhë e zi, gjatë një eventi në Londër, bashkangjitur të së cilit ka shkruar: “Mbrëmjen e kaluar”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me disa ikonat zemre.

Pavarësisht se çifti është fotografuar duke shijuar pushime romatike në Romë, tetorin e vitit të kaluar, Rita ka preferuar të mos flasë për lidhjen e saj, duke e mbajtur të dashurin sa më larg rrjeteve sociale.

a

 

Related posts

Leave a Reply