18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pupa vjen me produkte të reja për kujdesin e lëkurës – Maskat për një përdorim

Një nga trendet e veçanta të kohëve të fundit është edhe përdorimi i maskave për një përdorim që janë të shpejta dhe praktike, duke qenë njëkohësisht shumë efektive!

Ky fenomen shumë i përhapur po bëhet pothuaj një rutinë thelbësore dhe e pashmangshme zbukurimi.

In Article Mobile BP

Edhe Pupa i është bashkuar këtij trendi duke lansuar 5 lloje të bëra me pëlhurë të hollë, secila për t’iu përshtatë kërkesave specifike të çdo lëkure.

Të gjitha këto respektojnë disa kritere specifike:

Jnë të bëra me pëlhurë të lehtë të impregnuar për një trajtim intensiv, që ngjitet perfekt për fytyrë si një lëkurë e dytë.

Këto trajtime sigurojnë veprim të shpejtë dhe rezultat të menjëhershëm.

Të gjitha formulat janë të bëra për të qenë sa më të buta në epidermis: për një rrisk minimal alergjik, pa paraben dhe pa parfum.

      MASKË HIDRATUESE

 

Lagështon dhe shuan etjen

Përmban acid hijaluronik, dhe ekstraktin e orizit për të shuar lëkurën, duke i rritë rezervat e lagështisë.  Formula pa aromë është edhe më efektive në epidermis (shtresën e sipërme të lëkurës).

 

 

 

 

 

      MASKË MATIFIKUESE

 

Pastron dhe matifikon

E pasuruar me ekstraktin e Iris (lule shpatore) që ka veçori sebum-balancuese, dhe ekstraktin e çajit të gjelbër që ndihmon pastrimin e fytyrës. Formula pa aromë është edhe më efektive në epidermis (shtresën e sipërme të lëkurës).

 

 

 

 

      MASKË PËR FORCIM TË LËKURËS

 

Rrimbushë dhe zbutë

E pasuruar me ekstraktin e bamboo  me veçori  kundër mplakjes dhe elastifikuese. Përmban acid hijaluronik lagështues dhe rimbushës.

 

 

 

 

 

       MASKË NDRIÇUESE

Rivitalozon dhe ndriçon

Mundëson një shpërthim të menjëhershëm freskie dhe rrezatimi, duke minimizuar shenjat e rrudhave falë veçorive pastruese (eksfoliuese) te acidit mandelik dhe atyre hidratuese te acidit hijaluronik. Formula pa aromë është edhe më efektive në epidermis (shtresën e sipërme).

 

 

 

     MASKË DETOKSIFIKUESE

 

Pastron dhe rivitalizon

Përbërësit e frytit malor Goji Berry dhe ekstraktit të rrushit te kuq pastrojnë fytyrën duke larguar mbetjet e ndotjes dhe grimit që e bëjnë atë të vrazhdë dhe pa gjallëri. Formula pa aromë është edhe më efektive në epidermis. E pasur me antioksidantë që regjenerojnë lëkurën.

 

 

 

 

      MËNYRA E PËRDORIMIT

 Hapi 1

Hapeni dhe shpalosni maskën.

 

 Hapi 2

Përdore në fytyrë të pastruar, duke e lejuar pëlhurën që të fle përsosmërisht në fytyrë. Lëreni të veproj për 15-20 minuta dhe relaksohuni.

 

 Hapi 3

Largoni maskën dhe bëni masazh të butë fytyrës për të larguar çfarëdo teprice eventuale.

 

Për më shumë informata për brendin Pupa Milano dhe produktet e tjera, klikoni KËTU…

 

 

Related posts

Leave a Reply