18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pse testi ERA është i padobishëm

Dihet se një nga variablat kryesore që ndikon në suksesin e IVF-së është pranueshmëria endometriale. Shpesh testi i vetëm që shumica e mjekëve përdorin për të kontrolluar nëse endometri është pranues ose jo është një skanim vaginal me ultratinguj. Ata e kontrollojnë trashësinë dhe shtresën, dhe nëse shtresa e mitrës është më shumë se 8 mm në trashësi, ata konkludojmë se endometri është gati të pranojë embrionin dhe vazhdojnë me transferimin e embrionit.

Sidoqoftë, kur cikli dështon, shumë gra ndjejnë se kjo ka ndodhur ngase endometri i tyre e refuzon embrionin. Ato nuk janë shumë të lumtur që mjekët përdorim një test të tillë të thjeshtë, siç është skanimi me ultratinguj vaginal për ta vlerësuar pranueshmërinë e endometrit. Ato duan që mjekët të bëjnë teste më komplekse në mënyrë që të vlerësojnë me të vërtetë cilësinë e shtresës së mitrës.

In Article Mobile BP

Kjo është arsyeja pse testet si ERA (testin i pranueshmërisë endometriale) janë bërë të popullarizuara – sepse ato i mundësojnë mjekut të kontrollojë shënjuesit gjenetik që sinjalizojnë pranueshmërinë. Megjithatë, realiteti është se të gjitha këto teste komplekse janë të shtrenjta dhe të padobishme, sepse ato nuk ofrojnë ndonjë informacion shtesë të dobishëm.

Ato vetëm gjenerojnë zhargon gjenetik që shumica e mjekëve të IVF-së nuk mund ta interpretojnë. Ata realisht nuk kanë të ide se çfarë nënkuptojë rezultatet e tyre, por ata janë të lumtur që ta bëjnë testin, sepse është shumë e dobishme si një mjet shtesë për t’ua shitur pacientëve të tyre. Në fund të fundit, kjo u jep pacientëve përshtypjen se mjeku është duke u bërë shumë i hollësishëm në qasjen e tij dhe se testet shtesë do të rrisin gjasat e ciklit të ardhshëm të IVF-së që të ketë sukses kur të provojnë përsëri.

Pacientët duan që mjekët të bëjnë diçka – çfarëdo! Ato naivisht mendojnë se më shumë është më mirë dhe se mjeku mund të përdorë këtë informacion shtesë për t’i përmirësuar gjasat e tyre për të mbetur shtatzënë. Bërja e testit të pranueshmërisë së endometrit është një nga gjërat më të lehta që mjeku mund të bëjë. Është e lehtë për të bërë, kushton shumë para dhe është “provuar” nga kërkimet mjekësore.

E vërteta është më e nuancuar. Po, analiza me ultratinguj është një test i thjeshtë, por është mjaft i mirë, sepse korrespondon shumë mirë me përqindjet e shtatzënisë. Kur keni një test të thjeshtë dhe të lirë, i cili e jep informacionin që kërkohet, atëherë cili është qëllimi për të shpenzuar më shumë para në një test invaziv të shtrenjtë, i cili nuk ofron ndonjë informacion shtesë të dobishëm?

Kjo është arsyeja pse mjekët e mirë nuk përdorin testet e pranueshmërisë së endometrit, sepse me të vërtetë nuk e ndryshon planin e trajtimit të pacientes.

 
 

Related posts

Leave a Reply