20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pse Meghan Markle prek gjithmonë flokët e saj?

Ne të gjithë kemi vese të çuditshme. Disa prej nesh kafshojnë thonjtë, disa të tjerë prekin flokët, ose lëvizin pa pushim këmbët ose duart. Nuk e dimë nëse e kishit vënë re, por Meghan Markle prek vazhdimisht flokët e saj. Sipas ekspertëve ky ves i Meghan e ka një shpjegim.

Disa njerëz prekin flokët e tyre, ose lëvizin duart në mënyrë të pavullnetshme, kur janë në ankth, ose të stresuar”, -është shprehur Blanca Cobb, eksperte e gjuhës së trupit. Ajo ka shtuar se këta persona ndodhen në një situatë të sikletshme, dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë.

Meghan është ndjerë në siklet në daljet e saj publike me princin Harry pasi me siguri nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë vëmendje nga njerëzit.

Related posts

Leave a Reply