20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Pse fytyra femërore e humbë freskinë, shkëlqimin dhe pamjen e shëndetshme: Gabimi që bëni padashje!

Kur lëkura është e ngarrkuar tepër me kozmetikë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave

Ëndrra e çdo femre është lëkura pa të meta, që shkëlqen dhe plot freski. Që të arrini këtë, për fillim, duhet të kujdeseni se çka futni në trup përmes ushqimit dhe pijeve, sepse lëkura menjëherë reagon në ushqimin jo të shëndetshëm me tajitje të shtuar të yndyrës, puçrra, kokrra të zeza …

InArticle Mobile

E njejta do të ju ndodhë nëse i anashkaloni rregullat themelore të kujdesit. Që lëkura të jetë e shëndoshë, butë dhe mat, duhet rregullisht të pastrohet thellë dhe hidratohet, ashtuqë papastërtitë nga poret dhe shkëlqimi i yndyrës të zhduken. Duket e lehtë, apo jo?

Megjithatë, femrat jo rrallë e kanë të vështirë të zbulojnë se cilat produkte për kujdesin e fytyrës i përshtaten dhe si t’i kombinojnë në mënyrën e duhur. Gjatë përzgjedhjes së produkteve kozmetike, duhet t’i kushtoni vëmendje formulës dhe përbërjes. Është e dëshirueshme të janë produkte kremoze me përbërje të lehtë, të cilët nuk krijojnë ndjenjë peshe.

Kur lëkura është e ngarrkuar me kozmetikë të rëndë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave, kështu lëkura juaj humbë freskinë, shkëlqimin dhe tenin e shëndetshëm dhe natyral.

Produktet që bazohen në përbërësit natyral, si argjile, e cila vlenë si aleati më efektiv për bukurinë e grave, gjithmonë janë përzgjedhje e mirë.

Argjilja ka aftësinë t’i largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura të cilat shkaktojnë paraqitjen e kokrrave të zeza dhe puçrrave, absorbon yndyrnat, eliminon qelizat e vdekura, pengon tharjen, hidraton lëkurën, madje eliminon edhe iritimet në pjesët problematike.

Pra, në pamjen e lëkurës suaj mund të ndikoni shumë. L’oreal Paris Pure clay maskat ju ofrojnë instadetox për vetëm 10 minuta.

Lexoni edhe këtë:   Krema e fytyrës e cila është përgjegjëse për tenin e përsosur të Kendall Jenner

Efikasiteti i këtyre maskave bazohet në kombinimin e fuqishëm të tri argjileve: Kaoliniti, mineral natyral i argjiles eliminon papastërtitë dhe sebumin e tepërt që e tajit lëkura, pastaj filosilikati me emrin Montmorilonit i pasur me minerale, që i ndihmon lëkurës të eliminojë të metat, dhe Rasul, i cili detoksikon, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe pengon tharjen e saj.

Pure Clay Purifty maska me ekstrakt eukaliptusi është ideale për lëkurë më të yndyrshme dhe të përzier, sepse e pastron dhe e bën mat. Përbërja kremoze e maskës pastron poret dhe largon tepricën e sebumit, duke e bërë lëkurën të pastër dhe mat, pa tharje. Rezultati: Lëkura për momentin është e freskët dhe pastërt. Pas një jave përdorim, shkëlqimi i lëkurës është më i zbehur, kurse lëkura më e pastër dhe më e butë.

krem-fytyre

Pure Clay Glow maska është e pasur me karbon bimorë, i cili si magnet i tërheq papastërtitë dhe e bën lëkurën më të freskët dhe më shkëlqyese. Përbërja kremoze e maskës intenzivisht e pastron lëkurën duke e bërë më të bukur, pa tharje. Rezultati është lëkura e pastërt momentalisht, e cila duket më e freskët. Pas një jave përdorim, lëkura është më shkëlqyese dhe mund të marrë frymë.

krem-fytyre-2

Pure Clay Exfo maska me ekstrakt të algave të kuqe pastron dhe njëjëson të gjitha llojet e lëkurës. Struktura e saj formë kokrrash, kremoze, bën piling të lëkurës pa tharje dhe i jep shkëlqim të bukur dhe të shëndetshëm. Rezultati është për momentin lëkurë më e butë, më e lëmuar dhe më e njëjësuar. Pas një jave përdorim, poret duken të ngushtuara, kurse struktura e lëkurës është më e rafinuar.

krem-fytyre-3

Përdorimi: dy deri tri herë në javë, aplikoni në shtresë të hollë Pure Clay maskën në fytyrë, lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta, dhe pastaj largojeni me ndihmën e peshqirit të lagur apo ujit të ngrohtë. Shmangni zonën përreth syve./femra.net/

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Atmosfera qetësuese në dhomën e bebes

Është sfidë mjaft e madhe që të rregullojmë dhomën për foshnjën tonë të cilën jemi duke e pritur. Nëse e...