18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Preveza Abrashi, Kirurge

Dr. Preveza Abrashi, 
Kirurge

In Article Mobile BP

tel. 044-146 853
Prishtinë

Profili i mjekut

Specialiste e kirurgjise se pergjithshme dhe abdominale
Magjister i shkencave kirurgjike

Qendra Klinike Universitare e Kosoves Klinika e Kirurgjise
Abdominale, Laparaskopike dhe Emergjente
Fakultetin e kam kryer ne Prishtine. Specializimin ne Zagreb (Kroaci)
dhe Nish (Serbi)
Kam marre pjese ne shkollime dhe trajnime ne France (Grenoble dhe Paris)
dhe Gjermani (Mannheim)
Autore e nje numri punimesh te botuara ne Revistat vendore dhe te huaja!

Më poshtë i gjeni pyetjet dhe përgjigjet e deritanishme.

14. Pyetja

Pershendetje doktoresh jam nje nene 44 vjeçare po kam probleme me zorren e trash qe 2 muaj, po kam dhimbje mu ka qare kam disa hemorroide mbrenda dhe jashte zorres trash jam shum e shqetsuar prej dhimbjes sidomos kur kam ciklin kam dhimbje edhe me te medha. Qka me kishit rekomandu ju qe te perdori . Faleminderit me falni per shqetsime.

Përgjigjja

Teuta,

Gjendja e pershkruar i pergjigjet nje pezmatimi te pjeses anale (proctitis) per shkak te noduleve hemoroidale dhe fisures anale. Pacientja duhet te i permbahet regjimitr dietal, ku nenkuptohet ushqime me luge pa melmesa dhe te lajmerohet ne ambulanten e kirurgjise abdominale per kontrolle mjekesore ku do te percaktohet diagnoza e sakt dhe do te pershkruhet terapia adekuate. Ne rasate te avancuara preferohet trajtimi kirurgjik.

11. Pyetja

Pershendetje doktoresh ,deshta tjav boj ni pytje , kam problem me gishtin e vogel te kames,para 3 vite e kam operu pom bohet ni rrumbullak i fort sikur thjerrza e syrit a mundem mem ndihmu diqka te lutem

Përgjigjja

Gona,
Te ju behet fjale, besoj per nje te rritur  nga indi reatinos dhe qe e quajm Clavus, ajo zakonisht operohet, me keshille per kepuce  me te shlira pas operimit, perndrshe, te clavuset me te vogla mund te perdorim solucione me Ac. Salicilik i cili i shkrine Clavuset. Ato blehen ne Barnatore me udhezim si te perdoren. Gjenden me emera te ndrshme psh. Clavex etj

10. Pyetja

Jam 17 vjeqare kam problem me sinusin pinoidal jam bere operacion plaga me mbyllet por hapet prap a duhet te behem serish operacion apo cfar rekomadoni ju

Përgjigjja

Laura,

Sinusi pyeloidal operohet ne dy menyra ajo e mbyllur dhe menyra e hapur. Ne cilen menyre eshte operur tek ti nuk mund ta dij, por gjithesesi kerkon nje kontrolle e kirurgut dhe ndoshta edhe nje reinetrvenim i vogel.

9. Pyetja

Pershendetje doktoresh, e kam nje si lyth ne faqe si kokerr mu ka bo mrena doket si e zez si dhjam, cfare mund te jete? te pershendes.

Përgjigjja

Pershendetje Laura,
Mund te jete vetem nje gjender yndurore e krijuar pasi eshte mbylle kanali i gjendres, ose ndonje tumor i i lekures i cili kerkon trajtim kirurgjik. Besoj se behet fjale per problem qe zgjedhet lehte, sidoqofte duhet te lajmeroheni ne ambulanten kirurgjike dhe te caktohet lloji i procesit.

8. Pyetja

Pershendetje, Problemi im eshte te dalurit jashte, dal shume trashe dhe tashme me dhimbje, jam munduar me supra e me cajra por me keq dal me rralle, Ne fund te zorres se trashe jane krijuar si te cara dhe sa hereq e hapet lekura me dhemb, eshte krijuar dhe nje fistule e vogel (homoroide) por qe me dhemb pak kur e prek, gjakosje nuk kam patur, aktualisht kam perdor nje tubet rectovasol por nuk kam pare rezultat. ju lutem me ndihmoni, cfare duhet te marre, ju faleminderit.

Përgjigjja

Pershendetje Jona,

Gjendja te cilen ju e pershkruani eshte sigurisht rezultat  i jashteqitjes se pa rregullt. Te carat nuk jane hemoroide po lendime te pjeses se fundit te zorres se trashe per shkak te jashteqitjes se forte dhe te parregullt. Nese nuk sherohen ne fazen fillestare mund te japin komplikime te cilat kerkojne trajtim kirurgjik. Se pari duhet te rregullohet jashteqitja edhe ate me nje regjim dietal, ku merret ushqim me luge ( i langeshem, supa gjellera, shume jogurt, qumsht, cajra bimesh e kompote) dhe pa melmesa pikante. Nese nuk rregullohet ne kete menyre atehere lajmeroheni ne ambulanten kirurgjike dhe ne baze te egzaminimit te zorres se trashe e percaktojme shkallen e semundjes dhe pershkruhet terapija adekuate. Por se pari te filloni me regjimin dietal i cili besoj do te jap rezultat.

7. Pyetje

Miredita doktoresh, kam nje moter 27 vjeqe, mirepo ne pamje duket sikur 13 deri 14 vjeq, si me trup ashtu edhe me fytyre, kto vjet ti jep 13 deri ne 14 vjeq fytyra e saj dhe lekura e fytyres eshte si e femive te asaj moshe qe e ceka ma lart, nuk e ka me gjen sepse as mamin e babain as moter as vella nuk duken ashtu krejt, te tjeret jane normal, nuk i dhem askund per veq anemike eshte dhe e pa fuqishme ndjehet, asaj po i pengon shume kjo gje, nuk ndjehet mire me pamjen e saj kur te gjith i thojn se dukesh si femije, deshta ta di pse ka mbetur ashtu, pse te lutem ma kthe pergjigjjen!

Përgjigjja

Pershendetje Suhejla,

Per motren e juaj ju dhate , te them pak te dhena,  p.sh si eshte gjatesia dhe pesha e saj, a i ka funsionet hormonale ne rregull etj.(cikli menstrual)
Se pari ajo duhet te bej egzaminime laboratorike komplete, ku duhet te perfshihen edhe egzaminimet hormonale, pastaj varesisht nga rezultatet te konsultohet gastroenerologu, hematologu, endokrinologu, sipas nevojes edhe psikologu. Nese gjendet ndonje problem kirurgjik ai te korigjohet. Per cdo konsulte dhe keshille une jam ne Kliniken e Kirurgjise .

6. Pyetja

Jam Lena, vuja nga lythat gjenita, skam mundsi te shkoj tek mjeku, a ka diqka qe muj i eliminoj ne kushte shtepiake, jam shume e brengosur, ju lutem kthemani nje pergjigje, ka 7 muaj vuja nga kjo, kam pas mardhenje po nuk kam qene ne dijeni se jam e infktuar, tash qe dy muaj nuk kam hiq mardhenje!

Përgjigjja

Pershendetje Lena,
Te rasti i juaj behet fjale per infektim viral i quajtur Condyloma acuminatai cili gadi ne cdo rast merret me kontakt seksual.
Sherimi mund te jete me ane te barerave te cilat perdoren lokal, dhe ne nje numer rastesh nuk eshte i sukseseshem atehere vie ne shprehje terapija kirurgjike. Terapija kirurgjike eshte terapi ivazive por shpesh me e suksesshme.
Keshilla ime eshte , lajmerohuni te dermatovenerologu per pershkrim te terapise adekvate dhe keshillat e duhura ne menyre qe sherimi te jete i plote.
Nese nuk vendosni per kete une do te ju japi emerat e disa barerave te cilat perdoren ne kete rast :

Podofilox (Condylox), Trichloroacetic acid topical, Imiquimod (Aldara)

Sidoqofte perdimi i ketyre barerave kerkon kujdese maksimal dhe mbikeqyrje te stafit medicinal !

5. Pyetja

Pershendetje, une nuk dija se ke ta pyesja pastaj u drejtova tek faqja juaj. Nena ime eshte 65 vjec ajo gjithmon ankohet nga dhimbja e madhe e shputave te kembeve ajo me thot qe i duket sikur te shkel mbi gozhda nuk e ka te veshtire per te ecur por ashtu sic ju tregova i dhembin nese kishit mundur te me jepni nje pergjigjje do u ja dija per nder. Ju faleminderit per mirekuptim

Përgjigjja

Rita,

Nena e juaj mund te kete probleme me vaskularizim te ekstremiteteve te poshtme (probleme me ene te gjakut ne kembe)  , dhe osteoporoze (rrallim i mases se eshterave) e cila eshte prezente ne ate moshe dhe posaqerisht e shprehur tek grate te cilat kan pasur lindje.
Asaj i nevojitet nje konsulte e kirurgut vaskulare, ne menyre qe te eliminoj problemet e kesak natyre, pastaj te konsultohet edhe reumatologu i cili me ane te  analizave laboratorike dhe eventualisht incizimeve do te caktoj shkallen e osteoporozes dhe do te ordinoj barerat adekuate.

3. Pyetja

Pershendetje. Kam Babin 52 vjeq,para 3 vitev u diagnostifikua me tumor ne zorren e trash ,tani eshte me sindromin e zorres se shkurter . Ka kaluar 7 operime dhe aktualisht ka Stome! Ka humbur shum pesh dhe tanime pershkak te zorres se shkurter eshte pothuajsebe pamundur ta fitoj sadopak peshen.perveq ushqimeve te bluara gjera tjera nuk guxon te perdor,sepse shpesh ndodh bllokimi i stomes.! Dua ti di ng ti si kirurge abdominale, ka ndonje ushqim apo pije e cila do posedonte vlera ushqyese qe i duhen organizmit te tij sepse nga ushqimet qe ha ende qendron i dobet fizikisht!. Ju falemnedrit

Përgjigjja

Donika,
Te rasti prindit juaj duhet te dije se cila pjese e zorres eshte e operuar, sepse ne pjese te caktuara te zorreve behet absorbimi i materieve te caktuara ushquese, dhe ne baze te ketyre dhenave caktohet terapija  zavendesusese. Te keshilloj qe te lajmerohesh ne ambulanten e kirurgjise abdominale me dokumentacion mjekesore te operacioneve dhe do ta marrish keshillen per terapine dhe menyren e te ushqyerit nga kirurgu abdominal.

2. Pyetja

Pershendetje doktoreshë, une kam herni apo ne popull bruh, ne kerthize, kam dy lindje normale dhe mjket me kane then se fryrja e madhe e barkut ka shkaktu kete problem. Une ka vite qe nuk guxoj te shtrihem ne anan e majt as te pushoj 5 min e lere me te flej sepse mandej kam dhimbje te medha rreth kerthizes e qe me rrethon ter stomakun edhe shpinen. Po ka raste kur me dhemb edhe pa u shtri ne kete ane, psh qe dsa dite kisha fryrje te barkut dhe dhimbje te lehta por sot keto dhimje jane te medha dhe nuk po mund te qendroj hiq ne kemb, jam ne pune dhe nuk mund te shtrihem. Ju lutem cili eshte mendimi juaj per kete problem a duhet te operohem apo cili do te ishte trajtimi adekuat. Ju faleminderit shume dhe me falni nese ju kam shqetesuar!

Përgjigjja

Pershendetje Valmira,
Fillimisht ju kerkoj falje per vonese ne pergjegjje, kam shume poste dhe me paska kaluar.
Sipas pershkrimit te juaj behet fjale per nje herni e cila mund te kete ne permbajtjen e vet omentumin apo pjese te zorreve.
E gjithe kjo  rastin e ben shume serioz dhe duhet konsulta e kirurgut abdominal ne menyre qe te ju jape  keshillat e duhura dhe te ju pregadite per trajtim kirurgjik. Me duhet te ju ceki se keto raste  mund te perkeqesohen nese  zorra apo omentumi i cili hyn ne qesen herniale mund te inkarcerohet apo ngece mbrenda dhe gjendja te perkeqesohet ku nevojitet intervenim urgjent kirurgjik.
Lajmerohuni ne ambulanten kirurgjike ne QKUK dhe do te beni kontrollen me keshillen e kirurgut.

1. Pyetje

Kam nje pytje per mjeken pasi nuk paska ortoped, dashta ta pys kirurgen, tash e disa dite kam dhimbje ne kemben e majt ne pjesen e brendshne nga kuka e deri te gjuri kam verejtur edhe nje gjenderr te vogel aty, cka te bej ku te drejtohem. E per cka behet fjal. Falemnderit per mirkuptimin

Përgjigjja

Pershendetje Rita,

Gjendra ne pjesen e mbrendeshme te mbigjurit te kembes se juaj mund te jete gjender reaktive, ne ndonje infekcion primare ne kembe ( Infekcione ne gishterinje apo lekure)  ose  ne pelvik ( Infekcione te traktit urogjenital ), te cilat jane te shpeshta tek femrat, dhe posaqerisht nese eshte e percjellur me dhimbje.

Ju duhet te lajmeroheni tek kirurgu i pergjithshem ne menyre qe te behet inspekcioni i gjith regjionit te perfshire dhe te dyshuar, pastaj te behen egzaminimet laboratorike dhe te percaktohet terapija e duhur.
Nese dyshohet per ndonje semundje te natyres tjeter kerkohen egzaminimet shtese.
Jeni te mireseardhur ne Ambulanten e Kirurgjise Abdominale ku punojne kirurget e pergjithshem dhe te cilet do te ju bejne kontrollen e duhur.

Pyet Mjekun

[gravityforms id=3 title=false description=false field_values=’emri_mjekut=Preveza Abrashi, Kirurge’]

Related posts

Leave a Reply