18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pesë trende që i ka lansuar Instagrami

Instagrami qysh herët është bërë platformë e cila ngjashëm si revistat e modes po lanson dhe dikton trendet e reja…

Bizhuteritë e vogla

In Article Mobile BP

Vala ka filluar nga unazat e holla prej filigrani e cila shpejtë ka kaluar nga rrënja e gishtave në falangat e sipërme. Bubat në vathë, qaforet milimetrike rreth qafës dhe duarve dhe unazat e holla rreth kyçeve të këmbës vetëm sa e kanë plotësuar historinë.

Shamitë

Dorën në zemër, para se të fillojnë blogerët të veshin shami rreth qafës (mbi çanta apo rreth kyçit të dorës), njerëzit tjerë e bënin këtë vetëm kur ishte ftohtë apo kur duhej të mbulonin ndonjë anomali apo, eventualisht, e admironin Audrey Hepburn në filmin Festa në Romë.

Recka në xhinse

Fjala xhinse në Instagram përmendet rreth 16 milion here. Kjo do të thotë se njerëzit i duan shumë farmerkat në të gjitha format dhe ngjyrat, por aktualisht fokusi qëndron në reckat dhe fijet e pejve të varrur. Sa më të shkyera aq më mirë.

Happy feet. ⚡️

A post shared by JULIE SARIÑANA (@sincerelyjules) on

Supe lakuriq dhe karnere

Košulje, haljine i topovi koji otkrivaju cela ramena ili ih samo uramljuju preplavili su društvene mreže. Romantični karner koji kreće od grudi i oko ruku garantuje trocifreni broj lajkova.

Këmisha, fustane dhe copa që zbulojnë e tërë shpatullën apo vetëm konturet kanë vërshuar rrjetet sociale. Karneri romantik i cili fillon nga gjinjtë dhe rreth duarve garanton numrin treshifrorë të like.

Çorape rrjetë

Çorapet rrjetë kanë histori të gjatë dhe seksi, por por Instagram vetëm kohët e fundit i ka miratuar ato si një gardërobë të ligjshme ditore. Ndonjëherë ishte e paimagjinueshme të duket pjesa e sipërme e trikosë, kurse sot vlenë rregulla – nëse nuk duket – të zëvendësohet me dollake apo çorapë deri në gjunjë./femra.net/

Inspired 💪🏻

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

 

Related posts

Leave a Reply