18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pesë mënyra të reja për të veshur fustan të shkurtër të zi

Nxirrni fustanin tuaj të preferuar të shkurtër të zi, sepse aventura e re stilike po fillon …

Fustani i shkurtër i zi është sinonim për sigurinë e modës, klasike e përjetshme dhe kartë e sigurt kur nuk dijmë çka të veshim. Mirëpo, duke gjykuar sipas street style yjeve, “rregullat” që ka vendosur fustani i shkurtë i zi gradualisht po ndryshojnë.

In Article Mobile BP

Pelushi, me dantella, mëndafshi ose pambuku, mëngë të gjata, shpindë lakuriq, dekolte të theksuar – vetëm thuani dhe ne jemi të sigurtë që i keni parë variantet dhe mundësitë e ndryshme që ofron LBD-ja (little black dress) jonë e preferuar.

Nëse e kombinoni me perla dhe ’sallonka’ krijoni kombinim të sigurt dhe të provuar, por lehtë mundë ta avanconi stilin tuaj dhe ta “freskoni” classy pjesën tuaj me një aksesorë interesant që nuk e keni përdorur deri tani.

Këtë tashmë e kanë bërë blogeret, trendseteret dhe personalitetet me ndikim, dhe për këtë arsye ne kemi nxjerrë shënime të modës për ju, kemi studjuar se si me detaje interesante mund të fitoni një dimension plotësisht të ri të pjesës më popullore.

Ja çka na kanë propozuar …

Sipërmarrëse shumë e bukur dhe adhuruese e modës Daria Shapovalova na ka mësuar që fustanin e shkurtër të zi ta veshim me sandale ngjyrë metalike në platformë! Një ngjyrim shokant është gjithmonë i mirëpritur!

Zonja e modës me ndikim Sofie Valkiers na ka propozuar një variant trimërues – kombinimin e dy fustaneve të ndryshëm të zi! Natyrisht, me një zgjedhje të tillë duhet të jemi pak të kujdesshëm që me zgjedhjen e gabuar të bëjmë katastrofë të modës!

My New York Fashion Week diary for @whowhatwear.uk is up 💃🏻💃🏻don't forget to check it out! 😘#nyfw

A post shared by Sofie Valkiers (@sofievalkiers) on

Asimetria e modelimit dhe momenti i “ngurtë” – nevrik që na ka demonstruar Veronika Heilbrunner!

Pantallona të bardhë dhe fustan i shkurtë i zi mund të duken mjaft interesant, kurse minimalizmi i pamjes jep një notë moderniste

Materiale të përziera! Ah, po – dantele dhe materiale transparente në kombinim me lëkurën i japin dimenzion seksi fustanit të shkurtë të zi dhe për këtë zgjedhim modele të tilla për daljet në mbrëmje./femra.net/

Paris fashion week fomo👩🏽‍🎨📷 @matt_coop

A post shared by R O C K Y (@rocky_barnes) on

 

Related posts

Leave a Reply