20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Përse vaji i arganit është konsideruar eliksiri i rinisë së përjetshme, çfarë përfitimesh i sjell ai lëkurës?

Prej disa vitesh në ritualin e bukurisë është futur edhe një produkt, i cili deri para pak njohësh ishte pothuaj i panjohur dhe i pagjindshëm në tregun shqiptar. Vaji i arganit, njohur ndryshe si vaji mrekullibërës i kujdesit për veten, është padiskutim produkti për të cilin keni nevojë në çdo moshë. Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut.

Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave. Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm. Më poshtë do të gjeni 2 përdorimet më të njohura të tij.

1. Parandalon dhe trajton shfaqjen e akneve: Vaji i arganit është i pasur me përbërës me veti antibakteriale dhe antiinflamatore të cilët kanë një efekt surprizues në trajtimin e akneve si gjatë pubertetit, por edhe në një moshë më të rritur. Substancat e tij aktive pastrojnë në thellësi poret e bllokuara dhe ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës pa lënë shenjë.

Mjafton të lyeni çdo mbrëmje zonat ku keni akne me vaj argani dhe rezultatet do të duken që pas përdorimeve të para. Këshillohet që këtë trajtim ta bëni para se të flini në mënyrë që lëkura ta përthithë plotësisht.

2. Parandalon shfaqjen e strijave: Shtatzënia, luhatjet drastike të peshës dhe përdorimi i medikamenteve të caktuara që pengojnë pengojnë prodhimin e fibrave të kolagjenit janë përgjegjësit kryesorë për shfaqjen e strijave. Përmbajtja e tij e lartë në vitaminë A, E, aminoacide dhe acide yndyrore Omega-3 e bëjnë këtë produkt idealin për të luftuar strijat dhe rikthyer elasticitetin lëkurës. Mjafton të masazhoni disa herë strijat me vaj argani gjatë ditës dhe nuk do të mungojnë rezultatet pozitive për të cilat keni nevojë.

Related posts

Leave a Reply