18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Përse nuk duhet veshur çdo ditë të njejtat këpucë?

Nëse ndjeheni keq çdo herë që shikoni në koleksionin tuaj të mrekullueshëm të këpucëve, ndërgjegja së shpejti do të jetë pak më e pastër.

Edhe pse ndoshta nuk ju ka nevojitur arësye për blerjen e edhe një palë këpucë të reja, ekspertët ju falin. Në fakt, sipas studimit të prodhuesit të madh amerikan dhe shitësit të këpucëve, të kompanisë Allen Edmonds, veshja e këpucëve të njejta çdo ditë nuk është mirë as për ju as për këpucët. Nëse i ndërroni çdo ditë, këpucët do të zgjasin më shumë, kurse është e rëndësishme edhe mënyra e ruajtjes së tyre.

In Article Mobile BP

– Mënyra më e mirë për të zgjatur jetëgjatësinë e këpucëve tuaja është që çdo ditë ti ndërroni dhe të kujdeseni për to pas çdo përdorimi – kanë shpjeguar nga Allen Edmonds për Business Insider.

Kur të njejtën palë këpucë i veshni çdo ditë, djersët nga këmbët mblidhen në këpucë dhe nuk arrinë të thahen, kështu që këpucët me kalimin e kohës ndryshojnë formën. Kjo posaçërisht vlenë për këpucët e lëkurës te të cilat djersa ndikon më së keqi, sepse i përdredhë dhe i bën të plasariten më lehtë, kurse të mos flasim për kutërbimin…

Një tjetër efekt anësor i djersës është se i bën këpucët që vishni përditë si tokë pjellore për zhvillimin e bakterieve dhe kërpudhave, të cilat e çrregullojnë higjienën e këmbëve tuaja.

Për këtë herën tjetër kur ndjeheni fajtorë për blerjen e edhe një palë këpucëve, vetëm kujtoni këtë dhe faji zhduket menjëherë.

 

Related posts

Leave a Reply