27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Pas 10 viteve martesë dhe dy fëmijëve: Jetoj në lidhje të hapur, burri dhe dashnori nuk kanë kundërshtime!

Pas 10 viteve martesë të lumtur dhe dy fëmijëve, Anita Cassidy (40) nga Londra i ka pranuar burrit të saj Markut (46) se monogamia është duke e ngulfatur dhe do të dëshironte edhe partnerë të tjerë, seksual dhe emocional. Mark nuk ka patur kundërshtime dhe janë dakorduar që të dy të gjejnë dashnorë, ndërsa ajo u lidh me italianin 30 vjeç Andrea, reporton Daily Mail.

Ky është tregimi i saj:

“ Para një viti e pranova publikisht në Fejsbuk lidhjen time të re duke shërndarë një foto me Markun, Andrean dhe dy fëmijët tanë. Miqtë më pyetën se kush është mashkulli tjetër në foto dhe unë u përgjigja “është Andrea- dashnori im”. Jam e vetëdijshme se i kam shokuar të gjithë pasiqë kanë menduar se Mark dhe unë jemi një çift i zakonshëm mirëpo realiteti ynë ndryshoi para 3 viteve kur nga një bisedë tejet të vështirë me burrin konstatuam se edhepse kemi një jetë të lumtur bashkëshortore, dy fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi qenë një ekip i shkëlqyer përindëror, kemi nevojë për diçka më tepër. Nuk kam dashur që të kem afera pas shpinës së tij mirëpo i kam thënë se dëshiroj që të jem seksualisht aktive edhe pas dekadës së katërt. Unë jam një grua e zakonshme dita e së cilës sillet rreth fëmijëve dhe punëve shtëpiake mirëpo kjo rutinë më bëri të mendoj se më mungon diçka në jetën time, ndjehesha e vetmuar.

Mundohesha që të bëj miqësi të reja, iu bashkangjita një grupi lokal të shkrimtarëve në të cilin fillova të shkruaj për një femër e cila kishte aferë, dhe si pjesë e studimit lexoja shumë për tradhëtinë dhe lidhjet. Një nga librat e tilla ishte “Rishkrimi i rregullave” nga Meg-Xhon Barker në të cilën flitet për arsyet pse ndjehemi në një mënyrë të caktuar dhe pse duhet të jetojmë vetëm në një mënyrë të caktura, flitet për lidhjet që nuk janë monogame, andaj edhe i kërkova Markut që të lexojë edhe ai këtë libër. Nga aty filloi biseda jonë për ndryshim të lidhjes.

Mendoj se martesat tradicionale mund të ngulfasin individët pasiqë i mbyllni të gjitha dyert duke i mbyllur edhe personat brenda dhe duke mos lejuar që dikush nga jashtë të hyjë në jetën tuaj. Me kohë më nuk ka oksigjen brenda…

Hapja e martessës sonë ishte që nga fillimi e mrekullueshme, komunikonim më mirë, seksi ishte më i mirë, ishte si një fillim i ri për ne.

Fillimi i takimit dhe flirtimit me persona të tjerë ishte shumë ekperimental mirëpo më pas zbulova një rrjet onllajn të shumë personave që mendoni sikurse unë. Në fillim më pyetnin se çfarë më pëlqen në seks, pyetje që unë nuk ia kisha bërë vetvetes, dhe brenda një jave më gjetën një person. Dalja sërish në takim romantik ishte diçka që më bënte nervoze, Marku qëndroi në shtëpi me fëmijët dhe folëm për çdo detaj kur u ktheva në shtëpi. Çdoherë që dal me dikë , jam transparente me Markun i cili me kohë edhe i njoftoi personat me të cilët dal, gjithçka ishte e hapur.

Njerëzit mendojnë se gjithçka është për shkak të seksit mirëpo me Andrean gjërat ishin ndryshe. Pas gjashtë muajve njohje, filluam të kalonim vikendet së bashku, pas nëntë muajve u njoh me Markun dhe pas një viti me fëmijët. Andrea shkon edhe me femra të tjera, gjë që ndonjëherë më bën xheloze.

Njerëzit mendojnë se jam vetjake mirëpo për mua më keq do ishte nëse do vazhdoja të bëj gjërat që nuk i dua. Marku është i lirë të shkojë me femra tjera mirëpo pas disa tentativave e kuptoi se nuk është një gjë për të. Poligamia nuk është për secilin. Pushuam së fjeturi së bashku para 18 muajve edhepse jetojmë në të njejtën shtëpi mirëpo së shpejti do të jetoj diku tjetër me fëmijët edhepse Krishtlindjet do i kalojmë së bashku. A e dua ende? Sigurisht që po mirëpo në mua nuk ka më dashuri seksuale për të, ai do të jetë gjithnjë i rëndësishëm në jetën time në çdo aspekt tjetër.

Arsyeja pse kam zgjedhur të flas publikisht qëndron në bindjen se për këso temash duhet të flitet më shpesh. Poligamia, sikurse edhe monogamia, nuk është për secilin.”

Çfarë thotë Marku për këto zhvillime?

“ Të dy e dinim se Anita nuk është e lumtur. Në fillim mendoja se i duhet më tepër hapsirë që të shmanget nga fëmijët dhe detyrat amvisërore. Po të kishte aferë pas syve të mi nuk do ia kisha falur kurrë, është sinqeriteti i saj arsyeja që bëri gjithçka të mundur. Në fillim nuk u thoja miqve se çfarë është duke ndodhur, ua shpjegova pasiqë isha i sigurtë. U shokuan dhe më sugjeronin të divorcohem. Nuk mund të them se nuk jam ndjerë i lënduar, egoja e bën të vetem. Mirëpo e kam pranuar pasiqë jam informuar më mirë për poligaminë dhe se kam dëshiruar lumturinë e saj edhepse poligamia nuk funksionoi për mua.

Në fund, më shumë problematike për mua ishin marrëdhëniet emocionale të saj sesa ato seksuale pasiqë mendoja se kemi diçka të veçantë së bashku. Kam qenë i tensionuar kur u kthye nga fundjava e parë e përbashkët me Andrean. Më tha se më puth disi me vështirësi andaj vendosëm që mos të puthemi nëse nuk dëshirojmë një gjë të tillë. Unë pata provuar disa takime me femra tjera mirëpo zemra ime nuk qëndronte aty. Disa meshkuj do të kërcenin nga gëzimi nëse gratë e tyre do u lejonin dashnore, por ky nuk ishte rasti me mua. Asnjëherë nuk ka tradhtuar në lidhje dhe gjithmonë kam menduar të kem një person me të cilin do të plakemi së bashku. Unë ende e dua Anitën mirëpo e kuptoj se asaj i duhet një mënyrë tjetër e jetesës. “

Ja çfarë thotë dashnori i saj, Andrea:

“ Kur kam njoftuar Anitën, isha në lidhje me një vajzë që e dashuroja mirëpo ndodhesha në proçes të eksplorimit të jetës. Shpresoja që e dashura do të pranojë idenë mirëpo ajo tha se poligamia nuk është për të. Në lidhjet e mëparshme nuk kam qenë besnik dhe kam urryer veten për josinqeritetin tim. Në ndërkohë me Anitën u përshtatëm, dëshironim gjëra të ngjashme dhe bisedonim gjerë e gjatë për çdo gjë, më tepër jam lidhur e të për shkak të romantikës sesa për seks.

I dija të gjitha për të, për markun, për fëmijët, për rrugëtimin e saj drejtë një mënyre të re të jetesës pa të fshehta. Unë e dua atë mirëpo shkoj edhe me femra tjera. Nga momenti që kam njohur Anitën, kam qenë edhe në një lidhje tjetër të hapur e cila zgjati një vit. E di se jam më i ri se Anita mirëpo tani për tani lidhja jonë është ideale” ./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply