20. January 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

“Oda” sjell në Shqipëri grimierin e famshëm të Kardashians, kur do të mbahet eventi

Megjithëse ka qenë gjithmonë në krah të emrave të famshëm dhe ka kuaruar imazhin e tyre, grimieri i famshëm Mario Dedivanoviç nuk e ka mohuar kurrë origjinën. Madje, ka nisur leksionet edhe me personazhet që i kanë besuar grimin artit të tij.

Duke qenë në krah të shumë emrave të famshëm ndërkombëtarë si Kardashian Jenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj. Maroi është kthyer në grimierin më të kërkuar të shoëbizit ndërkombëtar. Madje, krahu i djathët i Kim Kardashian, sapo ka nisur një reality shoë që ka producente yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Veç projekteve krah emrave të famshëm, Mario së shpejti do të nisë një projekt të ri që do të prezantohet edhe në Shqipëri.

“Oda” – kështu titullohet eventi që do të prezantohet së shpejti në një mbrëmje gala dhe që ka për qëllim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Eventi që do të mbahet më 20 janar në Pallatin e Brigadave dhe do të ketë të ftuar emra të njohur të artit, sportit e biznesit, të cilët edhe do të vlerësohen me çmime të ndryshme.

Related posts

Leave a Reply