20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

O kaq të mëdha o lere fare!

Go big or go home! Ky është urdhri që vjen nga sfilatat e që na këshillon të vendosim bizhuteri sa më të mëdha e sa më të dukshme për verën 2018. Moda nuk ka më dyshime: duhet të jenë «over», gjigante, XXL.

Tendenca, nga njëra anë duket se e tradhton këshillën ikonë të Coco Chanel, që na fton të heqim një bizhuteri para se të dalim nga shtëpia për të qenë në versionin sa më pak aq më mirë dhe nga ana tjetër mbështet idenë e saj për t’i dhënë pamje të re çdo veshjeje duke e zbukuruar me bizhuteri maxi dhe duke kombinuar ato false me ato të cmuara.

Leksioni i saj është më aktual se kurrë në trendet e pranverë-verë 2018 dhe na fton të guxojmë. Mbushu me bizhuteri edhe ditën edhe natën dhe jo, nuk duhet të jenë aspak të çmuara, duhet të jenë të mëdha e të dukshme. Por që ta kesh më të thjeshtë, hidhu një sy zgjedhjeve që kanë bërë stilistët e mëdhenj mbi pasarelë.

Related posts

Leave a Reply