18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Nikoll Bllu: Ngjyre përkujtuese të cilën do e kenë të veshur të gjithë këtë vjeshtë

Në tetorin e shkuar, stilisti Riçard Nikoll ndërroi jetë në moshën 39 vjeçare nga një sulm në zemër. Kjo humbje e tronditi industrinë e modës ndërsa i ndjeri do të mbahet mend për minimalizmin e tij dhe për mjeshtrinë e qepjes.

Duke dashur që kujtimi i tij të jetë i përhershëm, miqtë dhe kolegët bashkëpunuan me Pantone për të krijuar një nuancë oficiale në emër të tij- Nikoll Bllu.

In Article Mobile BP

Stilisti londinez që jetonte në Australi në kohën e vdekjes së tij, do të mbahet mend me një nuancë të ngjyrës së kaltër të cilën e adoptuan në shumë koleksione nga stilistët si Mark Xhejkobs, Luj Uiton, Xhek Uills dhe Topshop.

“Jemi të kënaqur që marrim pjesë në krijimin e Nikoll Bllu, një nuancë unike e të kaltrës në shenjë përkujtimi të stilistit Riçard Nikoll. Modeste por në të njejtën kohë lozonjare, Nikoll Bllu përfshin elegancën dhe shpirtin e ndjeshëm të të ndjerit” thotë Lauri Presman, zv/presidente e Institutit të ngjyrës Pantone.

Por ky tregim nuk mjafton me kaq pasiqë edhe stilistë tjerë kanë vendosur të përfshijnë këtë ngjyrë në koleksionet e tyre për vjeshtë/dimër.

Roksana Ilinçiq, një nga miqtë më të afërt të Nikoll në botën e modës, ak hapur shfaqjen e saj me këtë nuancë.

Në një rast tjetër Selin ka paraqitur një fustan të gjatë që kombinohet me pantollona të gjera të grisura tek gjunjtë.

Për Lemaire dhe Balenciaga kjo u manifestua me një këmishë dhe pantollona deri në bel për meshkuj.

Një karakteristikë definuese e të ndjerit, kjo ngjyrë është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta rikujtuar atë. Andaj këtë vjeshtë, shmanguni nga ngjyrat e zakonshme të mërzitshme dhe përqafojeni këtë ngjyrë të ngrohtë dhe romantike. Është një ngjyrë që po dominon rrugët edhe atë me një arsye të fortë./femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply