20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Ngjyrën që do të dominojë këtë pranverë na e tregojnë vajzat e famshme shqiptare

Rrjetet sociale janë bërë një pikë e mirë referimi për vajzat që duan të përditësohen me trendet më të fundit të modës. Mjafton një vëzhgim në Instagram, dhe zbulon çdo gjë që kërkon në lidhje me ngjyrat, stilin e veshjeve për këtë sezon. Me ardhjen e pranverës, jo vetëm çelin lulet, por çelin edhe ngjyrat. Nëse keni vrarë mendjen gjatë kësaj periudhe se cila është ngjyra më “IN” për pranverën, ua tregojnë vajzat e njohura shqiptare.

E bardha dhe vetëm e bardha, duhet veshur këtë pranverë. Në emisione, përditshmëri, klipe, festa, kudo vajzat njohura preferojnë këtë ngjyrë. Prandaj edhe ju, të bardhën duhet ta keni ngjyrën parësore për këtë pranverë. E bardha në fakt nuk del asnjëherë nga moda, dhe është lehtësisht e kombinueshme. Kjo ngjyrë tregon gjithmonë pastërti, dhe i çel njerëzit në fytyrë. E bardha mbetet e bardhë…

1. Miriam Cani
Të premten e kaluar, në “The Voice Kids” Miriami zgjodhi një jumpsuit të bardhë.

2. Elvana Gjata
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata zgjodhi në klipin e ri “Off Guard” një veshje krejtësisht të bardhë.

3. Adrola Dushi
Ish-Miss Shqipëria zgjodhi në “Xing me Ermalin” një kostum serioz të bardhë.

4. Genta Ismajli
Gjithashtu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli në emisionin “Xing me Ermalin” zgjidhi një fustan-xhaketë të bardhë.

5. Lori Hoxha
Në ditëlindjes e mikes së saj, Jonida Maliqit, fashionistja Lori Hoxha preferoi të vishte një fustan të bardhë.

Related posts

Leave a Reply