18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Nëse qerpikët tuaj nuk duken mirë, mos i bëni këto shtatë gjëra

Maskara është prodhimi i preferuar i makijazhit tek të gjithë femrat, andaj shumica prej tyre nuk mund të paramendojnë fillimin e një dite pa të.

Nëse dëshironi qerpikë të përkryer, shmanguni nga këto shtatë veprime.

In Article Mobile BP

Të ndani maskarën me dikë tjetër

Aplikimi i maskarës nënkupton akumulim të mikrobeve që ndodhen në sy dhe në qerpikë, ndërsa nëse e ndani me dikë atëherë do i ndani edhe bakteret që mund të shkaktojnë iritim dhe infektim të syve.

Çdo ditë përdorni maskarë rezistente ndaj ujit

Me dëshirën që maskara të zgjasë sa më shumë, çdo ditë aplikoni maskarë rezistente ndaj ujit? Kjo shprehi nuk është aspak e mirë pasiqë maskara e tillë pastrohet shumë vështirë andaj edhe qerpikët thyhen dhe bien, ndërsa me kohë dobësohen dhe thahen.

Përdorni laps pas maskarës

Në këtë mënyrë do të shkojë huq tërë mundi i maskarës. Me këtë veprim do i dëmtoni qerpikët.

Shpejtoni me pastrimin e njollave pas makijazhit

Ndodh që me brushën e maskarës të prekemi në fytyrë apo të teshtijmë në momentet më delikate. Mos bëni panik dhe në vend se të përshpejtoni me pastrimin e njollës, lereni të thahet në lëkurë pasiqë në atë mënyrë do e largoni më lehtë.

Nuk përdorni bazë rreth syve

Nëse keni probleme me njollat nga maskara para makijazhit atëherë aplikoni bazë përreth syve, kjo gjë i preferohet personave me lëkurë të yndyrshme.

Nuk i ndani qerpikët me krehër

Pas aplikimit të maskarës duhet ti ndani qerpikët me krehër special që të duken më të shpeshta dhe më natyrale.

Nuk i pastroni qerpikët thelbësisht

Normalisht që fytyra duhet të pastrohet nga makijazhi para se të shtriheni për gjumë, mirëpo shpesh maskara nuk mund të eliminohet aq lehtë nga qerpikët. Kur në mbetjet e tilla aplikoni edhe një shtresë të freskët maskare, do duken keq madje mund të shkaktoni thyerje të qerpikëve dhe irritim të syve. Për këtë është e rëndësishme që thelbësisht dhe çdo ditë t’i pastroni ato./femra.net/

Related posts

Leave a Reply