27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Nëntë krijimet më të mira të bukurisë në “Globes” 2018

Përveç krijimeve fantastike, tapeti i kuq din të nxjerrë edhe disa edicione fenomenale nga bota e bukurisë të cilët na inspirojnë menjëherë.

Golden Globes 2018, ka rrjedhë në shenjë zie kur bëhet fjalë për modën, sepse peaktikisht të gjitha të ftuarat ishin përcaktuar për all black kreacion në shenjë të përkrahjes së viktimave të seksizmit. Duke marrë parasysh se kurrë nuk ka pasur më pak ngjyra, tani në detin e edicioneve të famshme fenomenale, më lehtë se kurrë mund të zgjedhim preferencat tona të bukurisë dhe të vjedhim ndonjë ide të mrekullueshme.

E zeza si bazë klasike kombinohet mirë me praktikisht gati çdo nuancë të lëkurës dhe flokëve.

Ju, ju takon vetëm të përzgjedhni të preferuarat dhe të inspiroheni, këto janë tonat:

Buzëkuqi freskues i kuq i Jessica Biel

Flokët anash të Kerry Washington

Flokët thjeshtë të ngritura dhe detaji efektiv i Amanda Peet

Piksi frizura perfekte e Zoë Kravitz

Faqet dhe buzët ngjyrë fuchsia të Emilia Clarke

Sytë mace të grimuara të Angelina Jolie

Flokët e ngritura fortë dhe të lëmuara të Millie Bobby Brown

Make-up i përkryer i Penélope Cruz

Një seri karficash ylli të Katherine Langford./femra.net/

Related posts

Leave a Reply