20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Nëna e divorcuar bëri qafore nga unaza e saj e martesës, dhe ia dhuroi vajzës për ditëlindje

Përderisa divorci shpeshherë kuptohet si dëshpërim dhe thyerje e zemrës, kjo nënë ka dashur t`i tregojë vajzës së saj se martesa e saj nuk është dështim total dhe ka gjetur një mënyrë kreative për të bërë këtë gjë.

Kareng nga Pensilvania e Sh.B.A-ve, ia ka dhuruar vajzës së saj 20 vjeçe Devin një qafore të krijuar nga gurët e çmueshëm që i kishte në unazën e martesës.

Devin e ka pëlqyer këtë gjest aq shumë sa e ka shpërndarë në Twitter duke e cituar nënën e saj :” Edhepse martesa ime nuk doli me sukses për mua dhe babanë tënd, që të dy jemi dakord se ti je gjëja më e mirë që ka dalë prej saj”.

Që kur prindërit e Devin u ndanë para 10 viteve, ata bënë çmos që të mbajnë marrëdhënie miqësore mes vete që t`i ofrojnë siguri vajzës së tyre duke u bërë shembull për çiftet e divorcuara.

Që kur e shëprndau dhuratën e nënës në rrjetet sociale, posti i Devin ka marrë më tepër se 273,000 pëlqime dhe mijëra mesazhe lavdërimi nga fëmijë me prindër të divorcuar.

 

“Kështu duhet të ndodh një divorc” shkruante një koment.

“Kështu duhet trajtuar fëmija duke u mbështetur nga të dy anët”; “Ky akt më bëri të qaj”; “Duke qenë fëmijë e prindërve të divorcuar, kjo është mënyra më origjinale për të shëndrruar një akt të keq në diçka mbresëlënëse”, këto ishin disa komente tjera./femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply