20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Në SOS dasmë tradicionale, martojnë vajzën që është rritur aty [Foto]

Të premten në SOS Fshatin e Fëmijëve ishte një festë e veçantë. Kjo familje e madhe në Kosovë, martoi njërën nga vajzat që janë pjesë e saj, shkruan KultPlus.

Për vajzën që u martua SOS Fshati, me miqtë e tij, u përkujdesën që kjo ditë të jetë dita më e bukur e kësaj vajzë e padyshim edhe më e veçanta që vlerësohet të jetë tek të gjitha fermat. SOS Fshati, u kujdes që kjo vajzë të përcjelljet me adete e rite sikurse që një familje organizon për fëmijën e saj.

Vajza, mori dhurata nga më të ndryshmet. Asaj iu bë dhuratë edhe velloja apo fustani i nusërisë i kreatores Flutura Dedinja, poashtu këpucët i dhuroi një kompani e madhe në vend, edhe torta dhe plotë gjëra të tjera.

InArticle Mobile

Më këtë rast SOS Fshati, sot ka bërë një lajmërim me disa fotografi nga kjo dasëm e mrekullueshme që është bërë. Po sjellim shkrimin e plotë të SOS Fshatit të Fëmijëve në Kosovë:

“SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi.
Të premten kishim festë në SOS Fshat. Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllaun dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmiun e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.
Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati. Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë.
Një falenderim i veqantë shkon për Flutura Dedinja e cila me shumë kënaqësi dhuroi fustanin e nusërisë, Vjosa Dolcetto e cila përgaditi tortën e martesës, Gentli shoes dhe shumë e shumë të tjerëve të cilët me aq sa patën mundësi ndihmuan që vajza jonë të ketë një fillim të mbarë të kapitullit të ri të jetës së saj.
Paqin fat e ju priftë e mbara!”, kanë shkruar në rrjetin social Facebook, ku këtij shkrimi i kanë bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ceremonia.

Lexoni edhe këtë:   10 mënyrat për t’u përshëndetur nga ngarkesa e sezonit veror

Burim: KultPlus.com






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Faktorët që duhet t’i keni parasysh kur bleni shtëpi

Blerja e një “shtëpie të ëndrrave” është një nga arritjet jetësore të secilit njeri, e që kryeson listat e dëshirave...