27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Moda e lartë në Paris – Chanel: Krijime me tone pastel mes mijëra trëndafilave anglez!

Koleksioni i modës së lartë është inspiruar nga kopshtet e luleve, kurse defilenë e Parisit e kanë hapur pjesë prej leshi …

Manekinet kanë defiluar të rrethuara me mijëra trëndafila anglez dhe fontanën grandioze, në krijime të kushtuara florës në të cilën është dashuruar desinjatori gjerman Karl Lagerfeld.

Grand Palais është transformuar në park të Parisit i cili ka qenë kulisë e përkryer për klasiket e përjetshme të shtëpisë Chanel të interpretuara në mënyrë moderne – kostumet e leshta, xhaketa të shkurta me shpatulla të theksuara në nuancë të trëndafilit dhe gjelbërt-mbyllur.

Përveç siluetës klasike të Chanel janë veshur “sock boot” çizme të leshta, me kthim në koleksionin e mëparshëm, këpucë të thella të tejdukshme të punuara me pëlhurë rrjetë. Të zbukuruara me kristale të vogla në formë lulesh, pikërisht si krijimet e denja të tapetit të kuq që kanë pasuar pas pamjeve ditore “haute couture”. Xhingla, mëndafsh, tyl, pupla, dantela, organza, fije metalike dhe rruaza, si gjithmonë, kanë qenë yjet kryesore të pjesës së dytë më atraktive të defilimit. Fundet në formë tulipani në pistë ndrroheshin me mini fustanet e ndritshëm të fshehur nën metra të organzës së tejdukshme.

Rozë, femërore dhe moderne, e tillë është pranvera e Karl Lagerfeld./femra.net/

Related posts

Leave a Reply