21. February 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Miriam Cani, kukullat nuk veshin vetëm fustane rozë – Nga Stela Sallaku

Miriamin e mbaj mend gjithnjë bjonde, tamam si një nga ato kukullat gjermane që shiten në konfeksione rozë. Pak make-up por shumë buzëqeshje, kështu e fillon ajo ditën. Sot e përzgjodha për rubrikën “Nën Lupë”, me sugjerimin e një prej ndjekëseve të faqes. Le të shohim pesë veshjet më të mira të saj fillimisht dhe më pas disa këshilla për ato të cilat nuk e personifikojnë tamam.

1 – Kjo është një nga ato veshje që nuk ka nevojë për më shumë komplimenta. Pikat e dizajneres Diane Von Fustenberg i kanë shtuar ëmbëlsi dhe shumë sharm. Ngjan pak me fustanin e Julia Roberts tek “Pretty Woman”, por thyerja me të bardhën i jep me shumë dritë portretit.

2 – Printi me kuadrate bardh e zi ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga trendet e sezonit. Krijuar fillimisht në epokën viktoriane, vazhdon të ketë të njëjtin sharm deri në ditët e sotme. Miriamit duket se i jep një pamje prej aristokrateje, pa pasur nëvojë t`i shtojë asgjë tjetër veshjes.

3 – Ngjyrat pastel duket se i harmonizohen këndshëm me tiparet dhe flokët e verdha. Si dhe thyerja me të zezën  është një nga më të përdorurat në rastet kur kemi të bardhë ose pastel. Si veshja dhe poza, kanë tipare romantike, për t`iu përshtatur vendit dhe rastit.

4 – Jo gjithkush mund të guxojë ta veshë kostumin e bardhë me atlete. Edhe pse është një nga trendet kryefjalë të sezonit, sidomos alternimi i balancave mes mëngëve dhe pantallonave. E bardha është një nga nuancat që nuk të lë asnjëherë në baltë, sidomos për evente të rëndësishme. Vëmendja bie pjesërisht tek perinat e pantallonave vendosur vertikalisht si dhe tek flokët gjysëm të lagura hedhur pas. Një kombinim për t’u kornizuar në argjend.

5 – Kostumet e satin-mëndafshit janë ndër më komodet si dhe kombinohen lehtësisht. Mund të vishen si paradite po ashtu dhe në darkë, patjetër duke ndryshuar këpucët. Bezha si nuancë është pak e vështirë për t’u kombinuar me tiparet, por në këtë rast alternohet me flokët.

Kostumet e satin-mëndafshit janë ndër më komodet si dhe kombinohen lehtësisht. Mund të vishen si paradite po ashtu dhe në darkë, patjetër duke ndryshuar këpucët. Bezha si nuancë është pak e vështirë për t’u kombinuar me tiparet, por në këtë rast alternohet me flokët.

1 – Nuk jam shumë fanse e streçeve të lëkurës në televizion ose të paktën jo me xhaketë dhe stiletto. Ndoshta me atlete dhe ndonjë gjë oversize do e këshilloja më shumë. Kemi kaluar kështu tek veshjet më pak të realizuara.

2 – Veç e veç printet më pëlqejnë shumë, lulet janë në madhësinë e duhur, si dhe kontrasti është i pranueshëm. Fundi do dukej shumë më interesant nëse do vishej me një këmishë të bardhë. Të dy elementët bashkë e bëjnë veshjen të ngarkuar më shumë se sa duhet.

3 – Ngjyra e fustanit të kuq më pëlqen shumë dhe detajet e fluturave. Kam rezerva për pjesën e bustit sepse nuk balancohet me zgjerimin që merr fustani poshtë. Sandalet platformë janë futur tashmë tek lista e gjërave që duhet t`i heqim nga gardëroba.

4 – Kjo veshje do ishte ideale për evente mode ose përurime të ndryshme, por mendoj që për një spektakël me fëmijë ka shumë tejdukshmëri në të. Vetë tyli me lulet e vogla është si hije tymi saqë nuk duket fare. Busti është shumë i bukur i marrë veçmas, por siç e thashë që për një event tjetër do kish qenë ideal.

5 – E verdha mustardë është një nga të preferuarat e mia, sidomos e përdorur në fustane. I vetmi problem që ka është tek kombinimi me aksesorët e duhur. Këpucët e zeza fatkeqsisht i ulin pikë bukurisë së veshjes, sidomos kur nuk janë as një ngjyrshe. Pak më poshtë do t`ju tregoj disa kombinime të mustardës sipas street style-s.

Burim: Tiranapost.al/Nën lupën e Stela Sallakut

Related posts

Leave a Reply