Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Mirëmbajtja e lëkurës si parakusht për një pamje të bukur dhe vezulluese – Intervistë me kosmetologen Leonora Ahmeti

Jemi deshmitar të një kohe shumë stresuese dhe të ngarkuar si rezultat i evuluimit të jetës në përgjithësi dhe nevojës për një jetë më të mirë në veçanti. Për me shumë klima që vendi ynë ka është në disfavorin tonë pasi që faktoret e jashtëm (dielli, pluhuri, ajri) janë shumë agresiv kunder shëndetit në përgjithësi dhe veçanerisht kunder lëkurës, andaj mirëmbajtja është një proces tejet i domosdoshëm për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Si në çdo lëmi tjetër edhe këtu rol krucial dhe shumë të rëndësishem kanë ekspertet që quhen kosmetolog/e, e që bëjnë tretmane dhe këshilla profesionale për çfardo problemi me lëkurën.

Ne kishim kënaqësinë të kemi një intervistë pikërisht me kosmetologen e vetme në Kosovë Leonora Ahmeti, e cila vjen nga Finlanda me një shkollim dhe përvoj profesionale, njëkohësisht pronare e institutit shumë të njohur Éclat Instit de Beaute në Prishtinë.


Çfarë secila femër duhet të ketë parasyshë për një lëkurë të shëndetshme?

Duke pas parasysh që lëkura është organi jonë më i madhë e qe na mbron, por në të njëjten kohë është organ shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

InArticle Mobile

Faktoret që duhet të kemi parasysh, e që ndikojnë pozitivisht në lëkurën tonë janë të shumtë por qe nder më të rëndësishmit do i cekja: rutina e mirëmbajtjes me produkte dhe mënyra adekuate. Kur them rutinën e kam fjalën për përdishmeri, e sidomos për femrat që përdorin grim çdo ditë, e domosdoshme është një pastrim me produkte adekuate para gjumit i përcjellur me produkte përcjellëse varësisht nevojës së lëkurës.

Është shumë me rëndësi që produktet që përdorim të jenë adekuate pasi që një produkt jo adekuat mundet me qenë rutinë e gabuar dhe me efekte jo të dëshiruara. Për këtë duhet ta njohim tipin e lëkurës tonë, fazat e ndryshme të jetës që kalojmë, sezonin, etj. Faktorë të tjerë janë mënyra e jetesës, mënyra se si ushqehemi, gjumi, etj.

eclat-ieclat-leonora-ahmeti-interviste-institute-lekure-bukurintersite

Sa ndikon ushimi në shëndetin e lëkurës?

Nuk ka ndonjë hulumtim se saktësisht sa ndikon ushqimi në lëkurën tonë por që logjikisht ushqimi i shëdetshëm ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm e rrjedhimisht edhe në lëkurën tonë. Kisha dashur të shtoj që konsumimi i ujit me rregull dhe sipas parashikimeve ndikon direkt në shëndetin e lëkurës.

 

Cila është mënyra më e mirë për pastrim të fytyrës nga grimi? Dhe a majfton pastrimi me ujë dhe shampo të foshnjave, si trend i viteve të fundit?

Pastrimi i lëkurës së fytyrës është BAZA e mirëmbajtjes pasi që pa një pastrim adekuat i gjithë procesi që vjen pas është pothuajse i kotë. E kam cek me lartë se sa janë me rëndësi produktet adekuate në rutinën e mirëmbajtjes andaj patjetër duhet të kemi produkte për pastrim që kanë përbërës adekuat dhe që janë të dedikuar për tipin dhe nevojën e lëkurës tonë.

Një pastrim i GRIMIT me ujë nuk mund të jetë i mjaftueshëm, sikur nuk mund të jetë i mjaftueshëm një DUSH vetëm me ujë, pa produktet përcjellëse. Një pastrim i lëkurës se fytyrës me produkte jo adekuate/produkte tjera, nuk mund të rekomandohet pasi nuk ka përbërës që janë adekuate për lëkurën dhe shpesh ndikojnë në heqjen e yndyrës natyrale të lëkurës e të cilat pastaj kontribojnë në shfaqjen e problemeve tjera të lëkurës, si lëkurë shumë e thatë, irrituar, mungesë e shëndritjes, etj.

Si kosmetologe ju rekomandoj që produktet për pastrim të jenë adekuate për tipin dhe nevojën e lëkurës së secilës.

Imazh-Éclat-Leonora-Ahmeti

Çfarë duhet të kenë parasysh femrat me lëkurë të thatë dhe çfarë ato me lëkurë të yndyrshme gjatë ditëve të ftohta?

Kosmetologjia i një 4 tipe të lëkurave : Lëkura e thatë, lëkurë e yndyrshme, lëkurë normale dhe lëkurë normale e kombinuar. Sigurisht që lëkura mund të jetë kombinim i këtyre apo e ndryshueshme në përiudha të ndryshme të jetës – kohës – sezonës. Para se të vendosim për mënyrën e trajtimit duhet ta njohim tipin e lëkurës që posedojmë e duke ditur që tipi i lëkurës mund të ndryshoj kohë pas kohë peë arsye të shumta: stresi, hormone, sezona, mosha, etj., atëherë në secilin moment duhet pasur parasysh këto.

Lëkurës së thatë sigurisht i duhet më shumë lagështi andaj produktet që përdorim duhet të jenë me përbërës të tillë që e ofrojnë këtë deficit të lagështisë të lëkura. Lëkura e yndyrshme ka nevojë me shumë për përbërës tjerë që e balansojnë lëkurën. Gjatë ditëve të dimrit sigurishtë kujdesi duhet të jetë më i shtuar në mbrojtjen e lëkurës nga të ftohtit. E asnjëherë nuk duhet anashkaluar produktet me faktorë mbrojtës pasi që edhe gjatë dimrit kemi ditët me diell.

Lexoni edhe këtë:   Thani rrobat në shtëpi, lani dhëmbët menjëherë pas buke...Mos e bëni këtë!

 

Nga cila moshë preferohet përdorimi i kremrave që parandalojnë rrudhat?

Nuk ka ndonjë moshë të caktuar se kur duhet filluar me produktet për parandalim të rudhave pasi secila lëkurë është e ndryshme nga tjetra, por qe i gjithe regjimi i mirëmbajtjes që e kam cekur më lartë ndikon që lëkura jonë të jetë më e shëndetshme, e përdorimi i këtyre produkteve të jetë më i vonshëm. Edhe këtu ndikon konsultimi me profesionistët/kosmetologët që e përcjellin gjendjën e lëkurës, ofrojnë zgjidhje për lëkurën tonë dhe në fund përcaktojnë kohën kur duhet startuar me përdorim të produkteve kundër rrudhave.

Imazh-Éclat-Leonora-Ahmeti

Sa janë të shëndetshme maskat me produkte nga kuzhina dhe vajrat e ndryshme?

Në kosmetologji nuk janë të pranueshme produktet nga kuzhina dhe rekomandohen që ato produkte të konsumohen/hahen, pihen e qe efekti sigurisht do jetë i mire edhe për lëkurën. Produket e lëkurës janë specifike, bëhën shumë hulumtime rreth mënyrës së gjetjes së përbërësve dhe përpunimi të tyre në mënyrë që lëkura ti absorboj në mënyrën më të mirë të mundshme andaj patjeter duhen kaluar përmes proceseve të ndryshme deri sa të vijnë në formën e kremes, pastrueseve, serumeve apo çfarëdo produkti tjetër që është i gatshëm për aplikim.

 

Cilat trajtime për lëkurën janë të domosdoshme, madje edhe për ato femra të cilat nuk kanë probleme me lëkurën, thjesht për kujdes dhe parandalim?

Po sikurse edhe të pjesët tjera të trupit edhe lëkura duhet mirëmbajtur dhe trajtuar me kujdes në mënyrë që ta kemi të shëndetshme dhe të bukur gjatë jetës sonë. Unë do e marr një shembull me dhëmbët. Dhëmbët i kemi të shëndoshë dhe të bukur aq sa i mirëmbajmë dhe trajtojmë, andaj edhe lëkura nuk dallon aspak. Një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur nuk do thotë që do jetë e tillë me kohën për shkak të shumë proceseve bilogjike që ndodhin tek njeriu por që është shumë e sigurt që këto procese mund të shtyhen dhe madje të minimizohen me një rutinë adekuate të mirëmbajtjes. Një lëkurë që duket bukur dhe e shëndetshme nuk do të thotë që nuk ka nevojë për mirëmbajtje, por që mënyra e mirëmbajtjes sigurisht dallon nga ajo e kurimit. Baza është pastrimi dhe trajtimi adekuat: krema ushqyes varësisht tipit të lëkurës e përcjellur me kremen e natës prap ushqyese me vitamina dhe përbërës tjerë aktive janë si bazë, e pastaj varësisht tipit dhe nevojës së lëkurës shtohen edhe produkte tjera siç janë serumet, maskat, etj.

 

A mund te na thoni me konkretisht cka beni ne institutin e juaj?

Në institutin tonë ne bëjmë tretmane të ndryshme profesionale, me anë të aparaturës dhe produkteve profesionale. Një seancë tek ne fillon me konsulten që e bëjmë me secilin klient, vazhdon me një analizë të lëkurës dhe me pastaj caktimi i programit të kurimit ose mirëmbajtjes varësisht nevojës momentale të lëkurës se klientit. Krahas tretmaneve që ne bëjmë, në institut pjesë shumë e rëndësishme është edhe edukimi dhe këshillat se si duhet mirëmbajtur lëkurën mëtutje në shtepi. Kemi data bazen për secilin klient andaj përcjellja e gjendjes së lëkurës bëhet në kontinuitet me përkushtimin maksimal.

interviste-leonora-eclat

Dhe për fund, cila do ishte këshilla juaj për të gjitha femrat, në mënyrë që të kujdesemi në formën e duhur për lëkurën e fytyrës?

Këshilla ima kryesore është të trajtojnë lëkurën e tyre në mënyrë adekuate duke ditur tiparet dhe nevojat e lëkurës së tyre. Sigurisht këtu rol të rëndësishëm ka konsulta me profesionistët e kësaj lamie, pasi shpesh herë vetë mund ta gabojmë mënyrën e trajtimit si rezultat i mosnjohjes se tipareve të lëkurës si dhe nevojën e përbërësve adekuate të saj. Një rutinë e gabur do të thotë trajtim jo adekuate me mundësi të efekteve negative.

Regulli Nr.1 është që të njohim lëkurën tonë, pastaj në bazë të asaj, ti përzgjedhim produktet dhe trajtimet adekuate. Mbrojta nga dielli është një nevojë kruciale pa marrë parasysh stinen që jemi dhe në fund regjimi i mirëmbajtjes duhet të jetë i përditshëm.

 

Për më shumë informata mbi institutin e bukurisë ‘Eclat – Institut de Beaute’ klikoni këtu…


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Soni Malaj pendohet?

Edhe pse nuk ndjehej në listën e të favorizuarve, Soni Malaj e mbylli pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” me një çmim,...