20. January 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Mineralet – pse na nevojiten dhe si t’i marrim ato

Mineralet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tonë si dhe me anë të ushqimit e rinovojnë trupin tonë. Lexoni më poshtë se cilat minerale ju mungojnë dhe kur trupi juaj ka nevojë për to, në mënyrë që të kontribuojë në shëndetin tonë.

BAKRI

Bakri ndihmon në absorbimin e hekurit, ndikon në marrjen e ngjyrës së flokëve dhe lëkurës, në formimin e eshtrave, indit lidhës si dhe hemoglobinën. Pra, pamjaftueshmëria e saj ndikon në anemi, humbje apo rënje të flokëve si dhe dobësimin e trupit. Burimet natyrore: mëlçia, bishtajoret, perimet, miser, lakër jeshile, lakër të bardhë, asparagus, patate etj.

ZINKU

Zinku është esencial për zhvillimin e organeve riprodhuese dhe funksionimin normal të prostates, si dhe pjesë përbërëse e insulinës. Merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, nxit shërimin e shpejtë nga lëndimet dhe djegiet. Nga mungesa e saj, mund të vie deri te papjekuria seksuale, infertilitet, lodhje, humbje të oreksit. Burimet natyrore: bishtajoret, majë e birrës (pivski kvasac), marula, vezë, peshk, mëlçi, spinaq, këpurdha, fara kungulli, molla, dardha, lakër jeshile, karrota, asparagus.

FLUORI

Në formën e saj natyrore, fluori është mineral i nevojshëm për formimin e kockave apo eshtrave si dhe dhëmbëve. Pra, nga pamjaftueshmëria e saj vie deri tek prishja e dhëmbëve, krisja e tyre, eshtra të brishtë dhe deformime të eshtrave. Burimet natyrore: qershi, spinaq dhe karrota.

FOSFORI

Është i nevojshëm për formimin e thonjve dhe dhëmbëve, është i nevojshëm për aktivitetet normale të jetës si dhe i rëndësishëm për metabolizmin e mëlçisë dhe qelizave të lëkurës. Nëse ka mungesë të këtij minerali, atëherë vie deri tek humbja e oreksit, ngecje në zhvillimin fizik, mungesë e mineraleve në eshtra. Burimet natyrore: të gjitha ushqimet e pasura me protein (mish pule, mish, vezë, peshk, midhje apo guaca, bishtajore), fasule, speca, spinaq, karrota, lakër, këpurdha, lulelakër, asparagus.

JODI

Është thelbësor për funksionimin normal të gjëndrës tiroide si dhe tërë metzbolizmit, redukton tensionin nervor. Nga mungesa e këtij minerali, vjen deri tek rritja e gjëndrrës tiroide, obeziteti, anemia, dridhje të zemërës, nervozizëm. Burimet natyrore: peshk, alga deti, kripë e jodizuar, vaj nga mëlçia e peshkut, spinaq, vezë, rrepë, tranguj, këpurdha qepë, asparagus, lakër, karrota, domate, patate, portokall, luleshtrydhe (dredhëza).

KALCIUMI

Është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë dh ushqyerjes me gji, ndikon në formimin e eshtrave, është e dobishme për parandalimin e inflamacionit dhe hemorragjisë. Ruan bilancin e kalciumit dhe fosforit në trup. Nga mungesa e kalciumit vjen deri tek dridhjet e zemrës, pagjumësi, spazma e muskujve, nervozizmi gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve. Burimet natyrore: qumështi, perimet, lakra, lulelakra, karrota, patëllxhani, bizele, asparagus, bajame, midhje, fruta agrume.

KALIUMI

Stimulon sekretimin e hormoneve dhe pastrimin e gjakut në veshkë, mer pjesë në bartjen e informatave përmes sistemit nervor. Është e rëndësishme për funksionimin normal të muskujve, rregullon sekretimin e lëngjeve të trupit, ndikon në ruajtjen e fleksibilitetit të indeve. Përshpejton proceset oksiduese, sintezën e proteinave dhe glukozës, duke ndikuar kështu në rrezistencën e trupit. Nga mungesa e saj vie deri tek çrregullimet nervore, dobësi apo lodhje e përgjithshme, pagjumësi, kapsllëk, sëmundje të muskujve. Burimet natyrore: molla, uthull molle, alga deti, kungull, speca, selino, spinaq, patate, lakër, domate, soja, lulelakër, gështenja, majdanoz, lakër jeshile, perime, dardha, rrush, banana, drithëra.

KOBALTI

Ndihmon në krijimin e hemoglobinës dhe merr pjesë në ndërtimin e vitamins B12. Nga mungesa e këtij minerali mund të vie deri tek gjakderdhja, dobësim i muskujve të trupit, nervozizëm. Burimet natyrore: molla, domate, lakër, rrepë, patate, qepë.

MAGNEZI

Ndihmon në përdorimin e vitaminës B kompleks dhe vitaminës C në trup si dhe kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Është e nevojshme për formimin e eshtrave, njihet si qetësues natyral. Nga mungesa e saj vie deri tek ankthi, nervozizmi, dridhje e zemrës, spazma e muskujve, parregullsi e proteinave, dëme në veshka. Burimet natyrore: gruri, bishtajore, peshk, bajame, qumësht, djathë, kavjar, ushqime deti, artichoke, rrepë, perime, soja, limon.

MANGANI

Merr pjesë në metabolizmin e yndyrnave dhe proteinave, në krijimin e hormoneve seksuale si dhe rritjen e tyre. Nga mungesa e tij vjen deri tek marramendja, dëmtimi i dëgjimit, vonesë në zhvillimin fizik, infertilitet, dobësim të muskujve. Burimet natyrore: drithëra, vezë, fasule, banana, perime, mëlçi, arra, ananas, portokall, kajsi, artichoke, tranguj.

NATRIUMI

Ndihmon në mbajtjen e nivelit normal të lëngjeve në trup, është i domosdoshëm për krijimine acidit klorhidrik, i mban mineralet në gjak në mënyrë që ata të mund të lëvizin normalisht nëpër trup, rregullon pH-në e lëngjeve në trup. Nga mungesa e këtij minerali vjen deri tek humbja e oreksit, gazra në stomak, plogështi e muskujve. Burimet natyrore: kripë, qumësht, peshk, karrota, marula, mish pule, patate, lakër jeshile, selino, domate, qershi, pjeshkë.

SQUFURI

Ky llogaritet si mineral i bukurisë: stimulon zintezën e kolagjenit, krijimin dhe mirëmbajtjen e indeve, ndihmon në funksionimin e mëlçisë. Nga mungesa e saj vie deri tek prishja dhe dëmtimi i thonjve dhe flokëve. Burimet natyrore: domate, rrepë, qepë, selino, fasule, lakër, arra, vezë, lulelakër, angjinare, asparagus.

HEKURI

Hekuri është thelbësor në formimin e hemoglobinës, rrit rrezistencën ndaj stresit dhe sëmundjeve të organizmit. Kështuqë nga mungesa e hekurit mund të vie deri tek anemia, kapsllëku, zvogëlim i imunitetit. Burimet natyrore: mëlçi, vezë, drithëra, spinaq, majdanoz, bizele, karrota, soja, manaferra./femra.met/

 

 

Related posts

Leave a Reply