Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Mbani dorën në këtë pozicion… Nuk do ta besoni se çfarë vijon pas kësaj!

Shikoni duart tuaja. Çfarë arrini të shihni? Nëse përgjigja juaj është “thjeshtë duart e mia”, atëherë pyesni një refleksolog. Ata do të ju tregojnë se ekzistojnë pika të shumta aktive që ju japin fuqi në trupin dhe mendjen tuaj. Bright Side dëshiron të ndajë me ju se çfarë mund të bëni me vetëm një gisht të mesëm, por edhe të tjerët, sigurisht.

Gishti i madh

Gishti i madh është përgjegjës për ankth dhe dhimbje koke. Nëse përjetoni ndonjë dhimbje të kokës, butësisht shtypni gishtin e madh për rreth 5 minuta. Refleksologët thonë se kjo do të lehtësojë dhimbjen tuaj.

Gishti tregues

Ky gisht kontrollon dhimbjen e muskujve si dhe ndjenjat e zhgënjimit, frikës dhe sikletit. Siç tregohet nga studimet në Univerzitetin e Minesotës, pacientët me dhimbje të muskujve janë ndjerë shumë më mirë pas një cikli të terapisë me anë të reflekseve. Shtypni apo bëni presion të lehtë gishtit tregues për 5 minuta.

Gishti i mesëm

Shtypja e gishtit të mesëm ndihmon në qoftë se jeni të mërzitur, të zemëruar ose më të lodhur se zakonisht. Studimet tregojnë se një ushtrim i tillë ul presionin e gjakut dhe ju qetëson.

Lexoni edhe këtë:   7 cilësitë që çdo femër duhet ti kërkoj tek një mashkull

Gishti i unazës

Emocionet negative dhe trishtimi do të largohen në qoftëse butësisht shtypni gishtin e unazës për 5 minuta. Mos harroni të mbani qetësinë dhe kontrolloni frymëmarrjen tuaj.

Gishti i vogël

Gishti i vogël është përgjegjës për vetëvlerësim, stres dhe nervozizëm. Nëse jeni të prirur për të nënvlerësuar veten, ju duhet vërtetë të fërkoni gishtin e vogël për 5 minuta. Derisa e bëni këtë, mundohuni të mendoni për diçka të mirë dhe pozitive.

Pëllëmba e dorës

Shtypni gishtat e njërës dorë me mesin e pëllëmbës tjetër. Masazhoni në lëvizje rrethore dhe merrni dhe nxjerrni frymën tri herë. Refleksologët thonë se pëllëmba e dorës është qendra e ndjenjave tuaja dhe emocioneve. Hulumtimet tregojnë se masazhimi i rregullt i shuplakave të dorës ndihmon në parandalimin e të përzierave, stresit, diarresë dhe kapsllëkut.

Shuplakat e dorës të shtypura mbi njëra-tjetrën

Ky pozicion shpesh herë përdoret në meditim. Kjo ju ndihmon të përqëndroheni dhe të fokusoheni në mendimet tuaja. Duke shtypur shuplakat e dorës ju mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Surya Mudra

Ky pozicion ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe metabolizmit. Kjo teknikë poashtu përdoret për uljen e temperaturës së gjakut dhe humbje të oreksit./femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
5 gjërat që do ju ndihmojnë pas ndarjes

Të gjithë e dimë se ndarja është një periudhë e tmerrshme, madje edhe kur lidhja nuk ka qenë aq e...