20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Letrat e dashurisë të Brad për Jennifer, i dhanë fund martesës së aktores

Disa prej nesh e prisnin ndarjen e Jennifer Anniston dhe Justin Theroux. Dyshja e famshme i dhanë fund martesës së tyre 2-vjeçare, dhe lidhjes së dashurisë 6-vjeçare. Ndarja e tyre pritej për shkak të divorcit të Brad. Por më pas u shkruajt se Pitt nuk ka qenë arsyeja që ata janë ndarë.

Mosrënia dakort se ku do të jetonin ka qenë arsyeja që i ka çuar drejt ndarjes çiftin e famshëm. Justin dëshironte të ktheheshin në New York për të jetuar, ndërsa Aniston preferonte Los Angeles-in.

Gjithsesi, pas ndarjes “People” i ka kushtuar një kopertinë ndarjes së Aniston dhe Theroux. Sipas burimeve të tyre, Aniston nuk po e përballon mirë këtë ndarje.

“Ajo është vetëm dhe e mërzitur. Aniston ndihet e zhgënjyer që martesa e saj me Justin nuk ka funksionuar. Ajo nuk mendonte se do të përfundonte sërish beqare. Por kjo s’do të thotë se ajo ia ka mbyllur dyert dashurisë”,-është shprehur ky burim për “People”.

Gjithsesi, Aniston është e mërzitur për momentin, por me kohën ndoshta gjërat rregullohen dhe ajo do të përjetojë sërish një dashuri të re…ose të vjetër.

“Jen do të dojë sërish. Ajo nuk dëshiron të dalë në takime, i duket diçka e sikletshme, dhe jo e këndshme. Ajo urren vëmendjen e medias, dhe dëshiron që historitë e saj t’i mbajë për vete. Jen beson shumë tek dashuria, dhe dëshiron që të ndajë jetën me dikë që ajo vërtet e do”,-ka vijuar më tej burimi për People.

Nga ana tjetër për post dhimbjes së Jen, këto ditë është shkruar se Justin ka gjetur letra dashurie që Brad i ka dërguar Aniston.

“Ai gjithmonë ishte i pasigurt në lidhje me Aniston. Justin ka gjetur letra në shtëpi që Brad ia ka dërguar. Kjo e ka bërë atë t’i japë fund martesës”,-shkruan Us Weekly.

Të paktën Jen të bashkohet tashmë me Brad…

Related posts

Leave a Reply