18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Ky është trendi më i madh i grimit të syve për verën 2017

Disa nga tendencat janë shumë të vështira për t’u ndjekur, por që herë pas herë mund të përshtatim veten tonë apo të hasim në diçka që mund të jetë e pranueshme, madje edhe shumë interesante. Kohët e fundit, kemi vërejtur shumë femra dhe zonja elegante duke shkëlqyer me nuancat e hijeve të syve, duke filluar nga ajo rozë, e kuqe dhe bakër. Dhe, a e dini çfarë? Ky lloj grimi funksionon pothuajse për të gjithë. Në vazhdim do të ju tregojmë se si të përshtatni këtë trend me stilin tuaj.

Weekend Beet! Get it?

In Article Mobile BP

A post shared by Katie Jane Hughes (@katiejanehughes) on

Filloni me pak

Që ta lehtësoni veten në trendin në fjalë, qëndroni në hijen tuaj të besueshme ngjyrë kafe për të formësuar sytë tuaj dhe më pas shtoni një dozë nuancë bakri vetëm në qendër të kapakut të syrit.

Aplikoni hijen e njejtë gjithkund

Ose mbështetuni tërësisht në një hije me nuancë bakri nga fillimi e deri në kapakët tuaj, faqet dhe buzët për të ngrohur pamjen tuaj dhe për të fituar nëj shkëlqim veror.

@deepikapadukone 🔥 💇 @cwoodhair 💄 @hungvanngo #fbf

A post shared by Hung Vanngo (@hungvanngo) on

Provoni nuancë të kuqe të theksuar

Femrat me tone më të thella duken më joshëse dhe bien më shumë në sy, sidomos me nuancë të kuqe të errët apo ngjyrë gështenje.

Apo nuancë rozë absolute

Ndërsa femrat me lëkurë më të ndritshme duken më mirë me nuancë rozë më të butë, jo shumë të theksuar.

Përshtatni hijen me ngjyrën e syve tuaj

Nuancat prej bakri me një prekje ndaj së kuqes funksionon vërtetë kundrejt ngjyrës kafe apo nuancave gështenjë.

Another Fun Glam Sesh With Beauty @aw Hair By @clarissanya Makeup By @patrickta Assisted By @carlyy.fisher

A post shared by Patrick Ta (@patrickta) on

Përshtatni nuancat po aq sa është e nevojshme

Ndërsa nuanca e bakrit më të theksuar i përshtatet më së shumti syve të kaltër apo të gjelbër.

Bëjeni hijëzimin më të dukshëm

Për një pamje më të freskët, mbajeni ngjyrën në kapakun e sipërm dhe koncentrohuni gradualisht ta zbusni nuancën përderisa arrini në skaje.

@zoeydeutch you are a force to be reckoned with! ❤️#boldeyes #socool at @veuveclicquot #zoeydeutch

A post shared by Lauren Andersen (@laurenandersen) on

Ose aplikoni teknikën “smokey”

Dhe për femrat më të guximshme që dëshirojnë të kenë pamje më të zjarrtë, provoni një hije më të errët dhe kufizoni sytë lartë e poshtë për efekt më të plotë./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply