20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Kur është momenti i duhur për të thënë “të dua”?!

Ne e dimë se të dashuruarit dhe dashuria si koncept janë gjëra të ndryshme, por njerëzit akoma vazhdojnë t’i ngatërrojnë, shpesh duke rezultuar në një situatë shumë të vështirë – meshkujt pa u munduar shumë thonë ‘të dua’ dhe më pas me padurim presin një përgjigje…

Ja si ti kuptoni këto…

Ju nuk keni fjetur me të – mund të konsiderojë se kjo është një mënyrë për të ju tërhequr në shtrat. Herën e parë ju thonë “të dua” gjatë seksit apo nëse nuk keni pasur akoma marrëdhënie seksuale, ekziston mundësia të mos ketë menduar mirë se çfarë nënkupton në fakt kjo fjalë.

Nuk është i gatshëm që të lidhet me ju – shumë femra mendojnë se nëse meshkujt thonë ‘të dua’ kjo nënkupton se ata janë të gatshëm për lidhje serioze, por kjo nuk është gjithmonë kështu. Nëse ju shpreh dashuri, por sërish kjo nuk mbështet qëllimin se lidhja juaj është stabile, atëherë ndoshta nuk është edhe aq i sinqertë.

Nuk jeni gjatë kohë së bashku me njëri-tjetrin – që të duani dikë, është e nevojshme që të kaloni kohë cilësore së bashku. Më konkretisht është e nevojshme të dimë karakterin e një personi për të ndërtuar themelet e një marrëdhënie që do të zgjasë, por që kërkon kohë.

Ju akoma nuk jeni të gatshëm t’i thuani se e doni – nëse mashkulli me të cilin jeni në lidhje ju thotë se ju do, dhe ju nuk keni ndjenja të tilla për të, atëherë ndoshta fjalët e tij janë thënë më herët se sa duhet. Në çdo rast, bisedoni me partnerin tuaj, pyesni pse ju do dhe a është gati për një lidhje serioze?

Nëse deklarata e tij e dashurisë është me të vërtetë e sinqertë, atëherë ju mund të flisni rreth kësaj sërish, dhe nëse pyetja juaj për të qenë në lidhje e frikëson prap, kjo do të thotë se ai nuk ka qenë aspak i gatshëm kur i ka thënë këto dy fjalë magjike.

Jeni së bashku për më pak se tre muaj – nëse partneri ju thotë se ju do, dhe jeni në lidhje për më pak se tre muaj, atëherë sigurisht ka zëvnedësuar dashurinë e tij me diçka tjetër. Sigurisht, ka gjithmonë përjashtime, kështuqë nëse keni qenë çdo moment së bashku këto tre muajt e fundit – është e mundur që ai të ketë zhvilluar ndjenja të forta dhe të thella./femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply