20. January 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Klasiku i modës është kthyer, pa të dimri është i paimagjinueshëm! [Foto]

Ato thjeshtë duhet t’i keni në dollapin tuaj dhe gjithmonë do të dukeni elegante

Pjesë e domosdoshme këtë sezonë që nuk zbret nga froni i modës, edhe atë me arësye, është ‘rollka’ (pullovër me jakë golf) e vjetër, e mirë!

Rollka në ditët e ftohta përveç ngrohtësisë, ruan edhe stilin e mirë. Modelin ngjyrë të zezë sigurisht në një moment të jetës të gjithë e keni pasur. Sigurisht e keni të njohur se bëhet fjalë për një nga ato pjesët të cilat ju shpëtojnë në çdo kombinim.

Rollkat e ngushta me nuanca neutrale të cilat përshtaten me gjithçka tjetër që keni në dollap janë klasikët e përjetshëm për të cilët ia vlenë të investoni.

👑

A post shared by Kathleen O'Neill (@kathleen_oneill) on

Disa sezona të fundit veçanërisht të popullarizuara janë modelet e paradimensionuara të cilët adhuruesve të modës i pëlqen ti kombinojnë me xhinse të ngushta dhe funde të shkurtër.

Përshtaten shkëlqyeshëm me kombinime të lehta festive, varësisht nga modeli i rollkës dhe ngjyra e saj, dhe mund ta veshni nën fustanin verorë të preferuar dhe kështu t’i jepni pamje të re, vjeshtore.

T-Shirt simpatik dhe pulovërat në fyt gjithmonë sjellin dozë elegance françeze, madje edhe në kombinim ngjyrë të zezë ‘këmbë e krye’.

Pikërisht sikur kanotieret e bardha të thjeshta, rollka e zezë është pjesë e përjetshme e cila duhet të ndodhet në dollapin e gjithkujt dhe që është me rëndësi se mund ta gjeni lehtë./femra.net/

Related posts

Leave a Reply