20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Kjo është arsyeja pse periodat janë më të dhimbshme në janar sesa në muajt e tjerë

Periodat nuk janë kurrë argëtuese. Përveç disa kënaqësive të vogla, nganjëherë gjoks pak më të madh, dhe lajmit se nuk keni ngelur shtatzënë pa dashje, nuk ka asgjë tjetër të bukur. Shumica e grave i frikësohen fazave menstruale dhe luteale (stresi para menstrual) të ciklit të tyre. Po, janari është periudha më e dhimbshme për sa i përket periodave, konfirmon Alisa Vitti, nutricioniste dhe specialiste e hormoneve.

Gjatë pushimeve të fundvitit, ndodhin kaq shumë gjëra që çrregullojnë sistemin tonë endokrin, të cilat sjellin atë “periudhën e vështirë” të ciklit në janar. Shumë prej nesh udhëtojnë, flemë më pak për shkak të ngjarjeve familjare, përpiqemi gjithashtu të përfundojmë gjërat në punë në një kohë të shkurtër, gjë e cila është shumë stresuese. Dhe pas gjithë këtyre, konsumojmë shumë sheqerna dhe karbohidrate, të cilat prekin sistemin endokrin. E gjithë kjo ndikon në nivelet e ushqyesve thelbësorë që ju nevojiten për të balancuar hormonet. Prandaj, në janar, për shkak të çrregullimit hormonal, periodat shoqërohen me dhimbje më të mëdha. Se çfarë duhet të bëni është e qartë, ndryshoni regjimin dhe dietën (ndiqni dieta të pasura në vlera ushqyese). Joga dhe ushtrimet e lehta mund t’ju ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve dhe stresit gjatë fazave luteale dhe menstruale./Burimi ”shëndeti.com”

Related posts

Leave a Reply