20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Këshillat që do u ndryshojnë jetën vajzave me flokët e hollë dhe të dobët

Flokë të hollë, që këputen lehtë, pa volum dhe të djegur? Nëse e gjetët veten në këtë përshkrim, duhet të vazhdoni të lexoni këshillat e mëposhtme, sepse do t’ju ndryshojnë jetën! Si thuhet për lëkurën e yndyrshme që është tipi më i mundimshëm i lëkurës, pra që kërkon kujdesin më të lartë, për flokët, ata të hollët janë më të vështirët për t’u stiluar.

Por shumë femra gabojnë, duke i bërë të duken flokët e hollë të duken edhe më shumë të tillë! Ja çfarë duhet të bëni, nëse volume dhe shkëlqimi është gjithçka që doni:
Mos hiqni dorë nga balsami, duke menduar se ky produkt i bën flokët tuaj të duken të hollë.
Gabimi juaj është që e përdornin balsamin që nga rrënjët e flokëve, duke i rrëmbyer atyre volumin!
Përdorni shampo të thatë
Flokët e hollë yndyrosen shumë shpejtë, ndaj shampoja e thatë (në trajtë pluhuri) duhet të përdoret rregullisht nga ju. Pasi keni mbaruar së stiluari flokët me mjete të nxehta si masha apo pjastra, përdorni pak shampo të thatë në të gjithë gjatësinë e flokut për t’i rikthyer volumin.
Eksfolioni skalpin për të nxitur daljen e flokëve të rinj
Kur aplikoni maskat e flokëve, masazhojeni skalpin e kokës për disa minuta me lëvizje rrethore për të nxitur qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve dhe rritjen e flokëve të rinj.
Përdorni shampo apo produkte që nuk përmbajnë alkool apo silicon.

Related posts

Leave a Reply