20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Karl Lagerfeld: Na lodhët! Nëse nuk doni që t’ju heqin breçkat, mos u bëni modele

Karl Lagerfeld, drejtori kreativ i shtëpive të modës Fendi dhe Chanel, ka një mendim të diskutueshëm për lëvizjen #MeToo, që u krijua në Hollivud nga dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe dhënien kurajë aktoreve dhe modeleve që janë ngacmuar seksualisht.

Stilisti gjerman 84-vjeçar, në një intervistë për revistën franceze “Numéro”, ka deklaruar: “Modelet duhet ta dinë se çfarë janë duke bërë. Nëse nuk do që dikur të t’i heqë mbathjet, mos u bëj modele. Shko në manastir”.

Lagerfeld shfrytëzoi rastin për të marrë në mbrojtje Karl Templer, ish-drejtor kreativ i revistës «Interview», i akuzuar se ka zakonin t’i prekë modelet në pjesët intime dhe t’u heqë të brendshmet gjatë shërbimeve fotografike, pa miratimin e tyre, i denoncuar nga një modele.

“Jam i lodhur nga lëvizja #MeToo e të gjitha modeleve dhe aktoreve që flasin për ngacmimet seksuale që kanë pësuar përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka vazhduar stilisti. “Ajo që më trondit janë gjithë këto aktoruce, që patën nevojë për 20 vjet për të kujtuarse çfarë ka ndodhur. Përveç faktit që nuk ka asnjë dëshmitar për të vërtetuar akuzat ».

Related posts

Leave a Reply